Ministri i ekonomisë gjermane: Evropa nuk do të blejë gazin e SHBA-së, por atë të Rusisë

Ministri i ekonomisë së Gjermanisë, Peter Altmaier tha se Evropa do të mbrojë interesat e saj nëse SHBA e vendos vetën mbi të tjerët. Ai gjithashtu akuzoi Uashingtonin se dëshiron të bllokojë një tubacion të gazit nga Rusia për Gjermani për të rritur eksportet e veta. Evropa do t’i përgjigjet me vendosmëri nëse SHBA rrezikon […]
Evropa do t’i përgjigjet me vendosmëri nëse SHBA rrezikon interesat tona ekonomike dhe të tjerëve, tha ministri i ekonomisë së Gjermanisë, Peter Altmeier.
“SHBA janë miqtë dhe partnerët tanë, dhe ne duam që të mbrojmë vlerat tona të përbashkëta” tha Altmaier.
“Por nëse motoja “America first” do të rrezikojë interesat tona dhe të tjerëve, atëherë ata duhet të presin që Evropa të përcaktojë interesat e saj dhe të luftojë për to”, shtoi ai.
Mes frikës në rritje të një lufte tregtare, SHBA-ja nën administratën Trump imponoi tarifat prej 25 për qind në importet e çelikut dhe 10 për qind në alumin në mars, por i dha një lirim të përkoshëm të tarifave për BE-në dhe disa vende tjera. Përkohshmëria është e paraparë të përfundojë më 1 qershor të këtij viti, raporton “DW”, trasmeton Periskopi.
Më herët në intervistë, Altmaier gjithashtu mbrojti tubacionin Nord Stream 2, të cilin Uashingtoni, së bashku me shumë vende të Evropës Lindore, dëshirojnë të bllokojnë.
“Ata janë në kërkim të tregjeve, për të cilën ne i kuptojmë, dhe ata e kanë të lehtë të gjejnë vendet për të shitur gaz”, tha Altmeier. “Por është shumë më shtrenjtë sesa tubacionet e gazit, kështu bllokimi i Nord Stream 2 nuk do t’ua garantojë eksportet atyre”, tha ai duke iu referuar amerikanëve./Periskopi/












