Ministri Hasani: Kemi krijuar të gjitha kushtet, besojmë që 2018-a të jetë vit i investimeve

Ministri Hasani: Kemi krijuar të gjitha kushtet, besojmë që 2018-a të jetë vit i investimeve

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani në konferencën “Sektori minerar dhe resurset minerale Kosovë-Shqipëri”, ka treguar për përparësitë që i ofron Ligji për Investime Strategjike për investitorët në fushën e minierave. Ministri ka theksuar se Kosova është në fazën më të mirë që mund të investohet, duke përmendur shumë faktor që kanë ndikuar në […]

Ministri ka theksuar se Kosova është në fazën më të mirë që mund të investohet, duke përmendur shumë faktor që kanë ndikuar në përmirësimin e klimës së të bërit biznes.

“Për rendësin e sektorit minerar flet organizimi i kësaj konference. Ne kemi qenë në kontakt me organizatorët e kësaj konference dhe e kemi përkrahur fuqishëm një organizim të tillë sepse mendojmë që Kosova është në fazën më të mirë për të bërë investime, e sidomos në fushën e minierave sepse Kosova ka pasuri nëntokësore që mund të shfrytëzohen”, ka thënë Hasani.

Hasani ka theksuar se janë përcaktuar 11 zona të interesit të veçantë ku mund të kërkohet për minerale, e që sipas tij, rruga më e mirë për investitorët është Ligji për Investime Strategjike.

“Falënderojmë organizatorët për këtë konferencë që e kanë bërë dhe  për bashkëpunimin që e kanë ofruar në vazhdimësi, sepse kanë sjell një listë që i kanë përcaktuar 11 zona të interesit të veçantë që ne po mendojmë si ministri, sepse jemi bartëse e Komisionit për Investime Strategjike, që tanimë e kemi Ligjin për Investime Strategjike që ka krijuar lehtësira të mëdha dhe besoj që rruga më e mirë për të nisur punën investitorët në këto zona të interesit të veçante është Ligji për Investime Strategjike”, ka thënë Ministri.

Hasani ka bërë të ditur se kanë rënë dakord në Komisionin Ndërministror që të ketë edhe më shumë lehtësira për investitorët në fushën e minierave.

“Në takimin e fundit që kemi pasur në Komisionin Ndërministror që e drejtoj unë ka pasur analiza dhe kërkesa nga të gjithë investitorët në fusha të minierave dhe kemi rënë dakord që t’iu krijojmë lehtësira, ta bëjmë një rekomandim për Qeverinë e Kosovës që investitorët që mund të investojnë në këto zona, pas marrjes së statusit të investitorit strategjik, në rast se nuk ka minerale atu ku kanë bërë kërkime t’i ofrohet mundësia në një afat ligjor që të tërhiqen pa penallti”, ka shpjeguar Hasani.

Ministri Bajram Hasanika thënë se viti 2018 do të jetë vit i investimeve, sepse sipas tij, janë krijuar të gjitha parakushtet.

“Vlen të theksohet se edhe sa i përket infrastrukturës rrugore jemi mirë, sepse janë ndërtuar autostrada dhe kjo krijon lehtësira edhe për bizneset. Të gjitha këto janë parakushte për të ardhur investitorët e huaj dhe Kosovën ta shohin një treg ideal. Presim që ky vit të jetë vit i shpresës, vit i investimeve”, ka thënë Ministri Hasani.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?