Mësohet se çfarë u diskutua në takimin e Trumpit me sekretarin e NATO’s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, po zhvillon në SHBA vizitën e tij nga që ka nisur dje dhe do të vazhdojë për dy ditë. Sot ai ka takuar Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, njofton NATOChannel.tv. Ata kanë folur për përgatitjet rreth Samitit të liderëve të NATO-së në Bruksel që do të mbahet më […]
Sot ai ka takuar Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, njofton NATOChannel.tv.
Ata kanë folur për përgatitjet rreth Samitit të liderëve të NATO-së në Bruksel që do të mbahet më 11 dhe 12 maj.
Po ashtu, temë e diskutimeve mes tyre ka qenë edhe rritja e kontributit të NATO-së në luftën kundër terrorizimit dhe ndarjen e drejtë të përgjegjësisë brenda Aleancës.
Një ditë më parë njoftohet se Stoltenberg ka takuar Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Michael R. Pompeo, ambasadorin John Bolton dhe Asistentin e Presidentin për Siguri Kombëtare me të cilët ka folur për situatën në Siri, Iran dhe Rusi.












