Merkel i kthen shpinën SHBA-së, takohet me Putinin, dakordohen për shumë çështje

Merkel i kthen shpinën SHBA-së, takohet me Putinin, dakordohen për shumë çështje

Dy liderët kanë diskutuar një sërë çështjesh si lufta në Siri, konflikti në Ukrainë, tubacioni i gazit Nord Stream 2 dhe marrëveshjen nukleare me Iranin. Merkel ka kritikuar shtypjen që u bëhet të drejtës së shprehjes në media, dhe luftës civile në Ukrainë. Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel tha se marrëveshja me Iranin ishte më […]

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel tha se marrëveshja me Iranin ishte më e mira mbi të gjitha marrëveshjet e tjera gjatë një konference me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin të premten, ku kritikoi luftën në lindje të Ukrainës në takimin e tyre në Sochi.

Merkel kishte folur në një konferencë shtypi me homolugun e saj Vladimir Putin, për disa çështje që ajo i kundërshton si mbështetja e Rusisë për qeverinë e Presidentit të Sirisë, Bashar Assad dhe rolin e tij në konfliktin në Ukrainën lindore, raporton “DW”, transmeton Periskopi.

Dy liderët ranë dakord se është e nevojshme të arrihet paqja në Ukrainën lindore dhe që të punohet në mënyrë të vazdhueshme në formatin e thirrur “Normandy” ku përfshihen Gjermania, Franca, Rusia dhe Ukraina.

Merkel theksoi se Ukraina duhet të mbetet një vend transit i gazit edhe pas hapjes së tubacionit Nord Stream 2, tha se Gjermania ishte “e gatshme të luante rolin e saj në këtë drejtim”. Për këtë çështje është pajtuar edhe presidenti rus.

Putin foli edhe për paralajmërimet e Trump për tubacionin e gazit, “Unë e kuptoj presidentin e Shteteve të Bashkuara, ai mbron interesat e vendit të tij. Ai dëshiron që këtë produkt ta përfshijë në tregun evropian”, tha ai, duke shtuar se “Donald nuk është vetëm president i SHBA-së, por ai është edhe një aktor i mirë”.

Merkel tha se Gjermania ka interesa strategjike dhe marrëdhënie të mira me Rusinë./Periskopi/

Germany's Chancellor Angela Merkel and Russian President Vladimir Putin attend a joint news conference following their meeting in the Black Sea resort of Sochi on May 18, 2018 (Reuters/S. Karpukhin)

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?