Merkel i bën bashkë Thaçin dhe Vuçiqin (Foto)

Kryetarët e shteteve anëtare të BE-së dhe homologët e tyre nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, pas Samitit në Sofje e kanë realizuar një fotografi familjare jashtë Pallatit Kombëtar të Kulturës, gjatë Samitit BE – Ballkani Perëndimor. Ajo që u vërejt sot në këto fotografi, ishte prania e kancelares gjermane Angela Merkel si ndërmjetësuese në mes të […]
Kryetarët e shteteve anëtare të BE-së dhe homologët e tyre nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, pas Samitit në Sofje e kanë realizuar një fotografi familjare jashtë Pallatit Kombëtar të Kulturës, gjatë Samitit BE – Ballkani Perëndimor.
Ajo që u vërejt sot në këto fotografi, ishte prania e kancelares gjermane Angela Merkel si ndërmjetësuese në mes të Thaçit dhe Vuçiqit. Thaçi edhe më herët ka deklaruar se i ka kërkuar Merkelit të japë kontributin e saj në dialogun Kosovë – Serbi.
Sot në Sofje ka nisur punimet Samiti i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, nikoqir i këtij Samiti, ka mbajtur një fjalim duke u pasur nga presidenti i Komisionit Evropian, Donald Tusk.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, i cili në mëngjes ka theksuar se është optimist se do të arrihet një zgjidhje në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.














