Melanie Trump i nënshtrohet një operacioni të vështirë, pas një problemi me veshka

Zonja e parë e Shtëpisë së Bardhë, Melanie Trump, i është nënshtruar një operacioni gjatë ditës së hënë në Qendrën Kombëtare Ushtarake ‘Walter Reed’ në Washington, raporton CNN, shkruan Periskopi. Ky operacion i Trump ka ardhur pas disa problemeve që ajo ka pasur me veshkat. Në një deklaratë zyrtare, thuhet që Melanie Trump e ka […]
Zonja e parë e Shtëpisë së Bardhë, Melanie Trump, i është nënshtruar një operacioni gjatë ditës së hënë në Qendrën Kombëtare Ushtarake ‘Walter Reed’ në Washington, raporton CNN, shkruan Periskopi.
Ky operacion i Trump ka ardhur pas disa problemeve që ajo ka pasur me veshkat.
Në një deklaratë zyrtare, thuhet që Melanie Trump e ka kaluar me sukses operimin dhe tashmë është në gjendje të mirë.
“Këtë mëngjes, zonja e parë Melania Trump iu nënshtrua një ndërhyrje në veshkave. Procedura ishte e suksesshme, dhe nuk ka pasur komplikacione”, ka thënë drejtori i komunikimit të Melanie Trump, Stephanie Grisham, shkruan Periskopi.
Ai ka thënë se Trump do të qëndrojë në spital për një javë, ku do të pret shërimin e saj të plotë, dhe më pas ti kthehet punës së saj dhe fëmijëve.
Melanie Trump është zonjë e parë e SHBA-ve që kryen një operacion të tillë, që nga viti 1987 kur Nancy Regan i ishte nënshtruar një operacioni.
Edhe Rosalynn Carter i ishte nënshtruar një operacioni për të larguar një tumor beninj nga gjoksi i saj në vitin 1977.
Betty Ford pasi ishte bërë Zonja e Pare e SHBA-ve, ishte diagnostifikuar me kancer të gjirit në vitin 1974.
Ndërkohë Donald Trump ka qëndurar në Shtëpinë e Bardhë, derisa gruaja e tij Menalie Trump, iu nënshtrua operacionit./Periskopi/












