Meçin e radhës PDK – LDK e vazhdon Lutfi Haziri: U lajmëru Urani i Kadrisë

Meçin e radhës PDK – LDK e vazhdon Lutfi Haziri: U lajmëru Urani i Kadrisë

Një deklaratë e ministrit të drejtësisë që vjen nga PDK’ja, Abelard Tahiri se ‘LDK është pari pa adresë’, ka ngjallur reagime të shumëta, sidomos te nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri. Për të vazhduar polemikat mes tyre, sot në debat ‘hyri’ edhe ministri i shëndetësisë, Uran Ismailit, njëherit nënkryetar i PDK’së. Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, […]

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj Uran Ismailit, i cili pyeti se ‘sa kryetarë i ka LDK’ja’.

Haziri shkruan:

U lajmëru Urani i Kadrisë. Prita që dikush nga PDK po flet. Paskeni fillu me i mbushë boxat, a?! Lexoni drejt kur doni ju!

Kryetar i LDK’së është ai që ju e organizuat mocionin e votëbesimit me opozitën e dikurshme, Listën Serbe dhe minoritetet. Ju kujtohet, besoj?! Nuk falni suksese ju, e kuptueshme.

Por, dëshpëruese është që keni nis me harru. Bile edhe datën e zgjedhjeve e keni ngatërrue. 40 ditë nga ‘ramja’ e qeverisë. Mos e harro!

Ndryshe, Nënkryetari i PDK-së, njëherësh ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka reaguar ndaj disa deklaratave të Lutfi Hazirit, pasi ky i fundit i ka reaguar ministrit Abelard Tahiri i cili kishte deklarauar se LDK-ja është parti pa adresë.

“Në vend të reagimit për Lutën e LDK-së. Lutë, adresën e LDK-së e paskeni pa numër. Nuk po e dimë as numrin e kryetarëve të partisë suaj, madje. Meqë s’po i dini numrat, po ta jap unë një numër – 2021. Kjo është koha kur do të mbahen zgjedhjet. Deri atëherë, besoj se do t’i dini numrat tuaj”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, pas deklaratave të mbrëmshme nga ministri i PDK-së, Abelard Tahiri, se kjo qeveri e tanishme nuk ka asnjë rrezik që të rrëzohet, sidomos të ndodhë një rrezik nga partia opozitare LDK. I menjëhershëm ka qenë reagimi sot nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, ka reaguar ndaj ministrit të PDK-së, duke thënë se PDK-së ua dinë të bëmat si dhe e ka porositur atë të bëjë gati dokumentet e t’i bartë nga zyrat e shtetit.

“Në vend të reagimit për Abelardin e drejtësisë. Abelard, për ironi, adresa e LDK është në rrugën UÇK pn. Aty na gjeni. Ne jau dimë adresën dhe të bëmat. Bani gati boxat me i bartë nga zyrat e shtetit!”, ka shkruar ai në Facebook.

Tahiri gjithashtu kishte thënë se LDK-ja është parti pa adresë, mirëpo kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur Haziri, i cili ka thënë se partia e tij ka adresë./Periskopi/

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?