Mbi një milion euro në muaj harxhohen për të burgosurit në Kosovë

Mbi një milion euro në muaj harxhohen për të burgosurit në Kosovë

  Shtetit të Kosovës i duhen së paku një milion euro në muaj për shpenzimet ditore për të burgosurit dhe për të paraburgosurit. Numri i personave që aktualisht po mbahen nëpër burgjet e Kosovës sipas zyrtarëve të Shërbimit Korrektues arrin në 1599 dhe shpenzimi ditor ndaj tyre arrin shifrën deri në 44 mijë euro Shpenzimet […]

 

Shtetit të Kosovës i duhen së paku një milion euro në muaj për shpenzimet ditore për të burgosurit dhe për të paraburgosurit. Numri i personave që aktualisht po mbahen nëpër burgjet e Kosovës sipas zyrtarëve të Shërbimit Korrektues arrin në 1599 dhe shpenzimi ditor ndaj tyre arrin shifrën deri në 44 mijë euro

Shpenzimet ditore për një të burgosur në Kosovë sillen deri në 28 euro dhe nëse kjo shumë llogaritet me numrin e të burgosurve dhe të të paraburgosurve aktualë del që një pjesë e mirë e buxhetit të shtetit shkon në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Mbi 44 mijë euro në ditë i duhen buxhetit të Kosovës për mbajtjen e rreth 1600 të burgosurve dhe të paraburgosurve që aktualisht gjenden në burgje.

Ky buxhet arrin shifrën e mbi 1 milion eurove në muaj varësisht nga ulja ose nga ngritja e numrit të burgosurve, të cilët mbahen gjatë një muaji në të gjitha burgjet e Kosovës.

Zyrtari i lartë për komunikim me publikun nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, Jeton Kabashi, i ka thënë gazetës “Zëri”, se numri aktual i të burgosurve në gjithë Kosovën është rreth 1600.

“Numri i të burgosurve nëpër institucionet e Shërbimit Korrektues të Kosovës është 1599 dhe shpenzimet ditore për një të burgosur sillen rreth 28 euro. Ndërsa shpenzimet mujore varen nga rritja ose nga zvogëlimi i numrit të burgosurve”, ka treguar Kabashi.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?