Mbi 30 palestinezë të vrarë derisa në Jerusalem po hapet ambasada amerikane

Mbi 30 palestinezë të vrarë derisa në Jerusalem po hapet ambasada amerikane

Të paktën 37 palestinezë janë vrarë nga ushtria izraelite, pranë kufirit të Gazës më 14 maj, në ditën kur Shtetet e Bashkuara kanë hapur ambasadën amerikane në Jerusalem. Lëvizja islamike Hamas, që udhëheq në Gaza prej vitit 2007, ka udhëhequr protesta masive për më shumë se gjashtë javë. Mbi 50 persona janë vrarë që prej […]

Të paktën 37 palestinezë janë vrarë nga ushtria izraelite, pranë kufirit të Gazës më 14 maj, në ditën kur Shtetet e Bashkuara kanë hapur ambasadën amerikane në Jerusalem.

Lëvizja islamike Hamas, që udhëheq në Gaza prej vitit 2007, ka udhëhequr protesta masive për më shumë se gjashtë javë.

Mbi 50 persona janë vrarë që prej nisjes së protestave.

Shumica e dy milionë banorëve të këtij territori janë pasardhës të refugjatëve dhe protestat janë cilësuar si ‘Marshi i Madh i Rikthimit’.

Protestuesit po kërkojnë që të kthehen në shtëpitë e tyre, që tashmë janë në territorin e shtetit të Izraelit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar po ashtu se të paktën 500 persona janë plagosur, shumica prej tyre kanë plagë nga armët e zjarrit – në protestat më 14 maj, që lidhen direkt me tranferimin e ambasadës amerikane në Jerusalem.

Një delegacion i Shtëpisë së Bardhë dhe zyrtarë izraelitë kanë qenë pjesë e ceremonisë së inaugurimit, duke përfshirë Ivanka Trumpin, vajzën e presidentit amerikan, Donald Trump.

Presidenti Trump pritet të mbajë një fjalim përmes videolidhjes.

Përveç Ivanka Trumpit dhe burrit të saj Jared Kushner, që janë këshilltarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë, pjesë e ceremonisë kanë qenë edhe Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin dhe zëvendës-Sekretari i Shtetit, John Sullivan.

Bashkimi Evropian ka shfaqur kundërshti të hapur për këtë hap të ambasadës.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u ka bërë thirrje të “gjitha shteteve t’i bashkohen vendimit të SHBA-së për bartje të ambasadave në Jerusalem”.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas e ka përshkruar vendimin e Trumpit si “shuplakë të shekullit”.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar më herët se Shtetet e Bashkuara e njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Palestinezët kërkojnë që Jerusalemi Lindor të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre në të ardhmen.

Izraeli ka aneksuar pjesën lindore dhe ka deklaruar të gjithë qytetin si kryeqytet, ndonëse një vendim i tillë nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

Vendimi i Trumpit ka nxitur protesta të përgjakshme ndërkohë që 128 shtete e kanë dënuar hapin e tij në një votim në Asamblenë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara.

Konsullata momentale do të shërbejë si lokacion i ambasadës pasi planet janë në realizim e sipër për krijimin e një ndërtese të përhershme në një pjesë tjetër të Jerusalemit.

Ngjarja e sotme përkon me festimet e Ditës së Jerusalemit, një festim vjetor që shënon “ribashkimin” e qytetit pas luftës gjashtëditore më 1967.

Statusi i Jerusalemit përbën zemrën e konfliktit në mes të Izraelit dhe Autoritetit Palestinez.

Sovraniteti i Izraelit për Jerusalemin nuk njihet ndërkombëtarisht dhe sipas marrëveshjeve të paqes në mes të izraelitëve dhe palestinezëve më 1993, statusi i këtij qyteti duhet të diskutohet në fazat e ardhshme të paqes.

Një ditë pasi Izraeli shënon përvjetorin e shtetësisë, palestinezët përkujtojnë atë që e quajnë Nakba ose Katastrofa, duke iu referuar largimit të qindra mijëra personave nga shtëpitë e tyre nga territori që sot administrohet nga Izraeli.

Përndryshe 14 maji shënon edhe 70-vjetorin e krijimit të Izraelit./rel/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?