Mali i Zi planifikon të ndërtojë një gardh me gjemba në kufirin me Shqipërinë

Mali i Zi planifikon të ndërtojë një gardh me gjemba në kufirin me Shqipërinë

Mali i Zi po planifikon të ndërtojë një gardh me tela në kufi me Shqipërinë. Kjo për shkak të numrit të lartë të refugjatëve të paligjshëm që tentojnë të kalojnë për në vendet e Bashkimit Europian. “Në rast të një fluksi më të madh të refugjateve, mund të ngremë një gardh me tela të mprehtë […]

Kjo për shkak të numrit të lartë të refugjatëve të paligjshëm që tentojnë të kalojnë për në vendet e Bashkimit Europian.

“Në rast të një fluksi më të madh të refugjateve, mund të ngremë një gardh me tela të mprehtë në kufi me Shqipërinë” – u shpreh Vojislav Dragovic, shef i departamentit për mbikëqyrje të kufirit shtetëror në Mal të Zi.

Dragovic gjithashtu tha se autoritetet shqiptare shpesh kanë refuzuar të pranonin klandestinët e kthyer nga Mali i Zi në bazë të marrëveshjes së tyre bilaterale për ripranim.

Sipas Reuters, me mijëra refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore po përpiqen të shkojnë në vendet më të pasura të Bashkimit Europian, pasi trafikantët kanë krijuar një shteg të ri ballkanik që shkon nga Greqia përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës në anëtaren e BE-së, Kroaci.

Bosnja tashmë ka nisur të përballet me mijëra refugjatë që janë ngujuar në këtë vend, pasi një shteg përmes Turqisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë u mbyll në vitin 2016, kur Turqia u pajtua të frenojë rrjedhën e refugjatëve në këmbim të ndihmës së BE-së.

Shumë shtete evropiane kanë ngritur gardhe me tela në kufijtë e tyre për të frenuar fluksin e refugjatëve gjithmonë në rritje. Hungaria ka vendosur gardh në kufijtë me Serbinë dhe Kroacinë gjatë krizës që shpërtheu në vitin 2015, kur më shumë se 1 milion emigrantë hynë në Evropë./lapsi.al

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?