Maduro fiton edhe një mandat si president i Venezuelës

Maduro fiton edhe një mandat si president i Venezuelës

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro ka fituar edhe një tjetër mandat gjashtëvjeçar në këtë pozitë, ndonëse procesi zgjedhor është përcjellur me bojkot të opozitës dhe pretendime për manipulim të votave. Në votime kanë dalë 46 përqind të banorëve, derisa ky proces është zhvilluar në periudhën e krizës së rëndë ekonomike. Kandidati kryesor opozitar, Henri Falcon […]

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro ka fituar edhe një tjetër mandat gjashtëvjeçar në këtë pozitë, ndonëse procesi zgjedhor është përcjellur me bojkot të opozitës dhe pretendime për manipulim të votave.

Në votime kanë dalë 46 përqind të banorëve, derisa ky proces është zhvilluar në periudhën e krizës së rëndë ekonomike.

Kandidati kryesor opozitar, Henri Falcon ka kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve pas mbylljes së kutive të votimit.

“Ne nuk e konsiderojmë të vlefshëm këtë procez zgjedhor, na duhet të mbajmë zgjedhje tjera në Venezuelë”, ka thënë ai.

Shefja e Këshillit Kombëtar Zgjedhor, Tibisay Lucena, ka thënë se pas numërimit të më shumë se 90 përqind të votave, Maduro ka fituar 67.7 përqind apo 5.8 milionë vota dhe Falcon ka fituar 21.2 përqind apo 1.8 milion vota.

”Ata më kanë nënvlerësuar”, ka thënë Maduro para mbështetësve të tij jashtë pallatit presidencial në Karakas.

Zyrtarët qeveritarë kanë thënë së zgjedhjet kanë qenë “të lira dhe të drejta”, mirëpo shumica e opozitës ka bojkotuar rezultatin.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka thënë se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve.

Përmes një postimi në Twitter, misioni amerikan në Kombet e Bashkuara e ka cilësuar procesin si “fyerje ndaj demokracisë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?