Luftë e ashpër për naftën e Shell’it, Al Petrol përgatit padi kundër HIB Petrol’it

Luftë e ashpër për naftën e Shell’it, Al Petrol përgatit padi kundër HIB Petrol’it

Në shkurt të këtij viti, kompania e derivateve në Kosovë ‘AL Petrol’ ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Kompaninë më të madhe në botë për derivate ‘Shell’. Sipas kësaj marrëveshje, rrjeti i ‘AL Petrol’ do të duhej të riemërohej në ‘Shell’ gjatë muajit prill të këtij viti, dhe kësisoj të bëhej kompania e vetme e derivateve […]

Zëvendëspresidenti i Kompanisë ‘AL Petrol’, Lulëzim Kryeziu ka deklaruar për Periskopin se asnjë kompani e derivateve në Kosovë nuk ka naftë të Kompanisë botërore ‘Shell’, me të cilën kanë arritur marrëveshje.

Madje, ai i quan mashtruese ndaj konsumatorëve të gjitha kompanitë që pretendojnë se shesin naftë të kësaj Kompanie.

Por, në fakt nafta e kësaj Kompanie shitet në pikat e Kompanisë ‘HIB Petrol’, raporton Periskopi.

Në pikat shitëse të kësaj kompanie të ofrojnë mundësinë që nafta e përzgjedhur të jetë e Kompanisë ‘Shell’.

E për këtë, nga kjo Kompani thonë se nuk u duhet leja e askujt.

Në një përgjigje për Periskopin, nga kjo Kompani kanë bërë të ditur se naftën V-power të ‘Shell’it, ata e importojnë që nga viti 2016 dhe e shesin në të gjitha pikat shitëse.

“HIB Petrol importon naftë V-power nga Shell qysh nga muaji mars 2016 dhe e shet këtë naftë në të gjitha pikat shitëse të HIB Petrol në Kosovë. Për këtë posedojmë të gjithë dokumentacionin përcjellës me Shell si fatura, dokumente doganore dhe tatimore që e dëshmojnë që HIB Petrol furnizohet nga Shell për naftën V-Power. Ftojmë Periskopin të na vizitojë për të shiquar dokumentacionin origjinal të cilit i referohemi”, thuhet në përgjigjen e HIB Petrolit drejtuar Periskopit.

Por, kjo gjë kundërshtohet nga Kompania ‘AL Petrol’, të cilët akuzojnë për mashtrim Kompaninë ‘HIB Petrol’.

Sipas tyre, Kompania ‘HIB Petrol’ po mashtron konsumatorët për kinse posedim të kësaj nafte.

“Ne kemi marrëveshje edhe kontratë me ‘Shell’-in, jemi bashkërisht në Kosovë. Një brend që është këtu për herë të parë, është nder i madh për Kosovën. HIB Petrol as nuk ka derivat të Shellit, as nuk ka të drejtë askush tjetër ta shesë. Ky është mashtrim i radhës nga ta”, ka deklaruar zëvendëspresidenti i Kompanisë ‘AL Petrol’, Lulëzim Kryeziu për Periskopin.

Për këtë, ai paralajmëroi edhe padi ndaj Kompanisë ‘HIB Petrol’.

Sipas tij, dënimi që do të marr Kompania ‘HIB Petrol’ do të jetë aq i madh, saqë edhe pompat me i shit, nuk do të arrijnë të paguajnë dëmshpërblimin e kompanisë botërore ‘Shell’.

“Ju garantoj që kanë me marr dënim, saqë edhe pompat me i shit s’kanë me mujt me pagu dëmshpërblimin e Shellit, që e përcjell në mënyrë të paautorizuar dhe pa derivat të vërtet Shell. Nuk kanë naftë të kësaj kompanie, ky është mashtrim i radhës  nga HIB që po ua bën konsumatorëve edhe ka me u ballafaqu me Gjykatë. Procedurat kanë filluar edhe shumë shpejt do të jemi në Gjykatë”, ka thënë Kryeziu për Periskopin.

Por, nga ‘HIB Petrol’ thonë se nuk u duhet licencë nga askush për të shitur naftë të ‘Shell’-it, apo të kompanive tjera.

Sipas tyre, nafta blihet apo importohet nga kompanitë përkatëse dhe shitet në pikat e derivateve të Kompanisë.

Licenca nevojitet për të vendosur markat tregtare dhe për t’i ndërruar emrin kompanisë, gjë për të cilën nga ‘HIB Petrol’ thonë se nuk kanë fare interesim.

“Sa për sqarim, nuk kërkohet ndonjë licensë për të shitur qoftë naftë të Shell, BP, Total, Chevron apo Exxon Mobil përderisa atë naftë me të vërtetë e blen/importon nga këto kompani dhe të njejtën e shet në pikat e derivateve tua. Licensë kërkohet për të shfaqur dhe vendosur markat tregtare (trade marks) dhe ndrruar emrin kompanisë me cilëndo nga brendet e lartë përmendura në pikat shitëse të HIB Petrol. Por një licensë e tillë do të kërkonte largimin e markës tregtare HIB Petrol dhe zëvendësimin me markën tjetër, të cilën gjë HIB Petrol asnjë herë nuk ka shprehur interesim t’a bëjë. Kjo për faktin që ne mburremi me historinë 30 vjeçare të kompanisë sonë, me korrektësinë, stafin, konsumatorët tonë dhe me emrin HIB Petrol”, thuhet tutje në përgjigjen e ‘HIB Petrolit’ drejtuar Periskopit.

Në anën tjetër, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me ‘Al Petrolin’, menaxheri i Kompanisë Shell për Evropën Juglindore, Vim Riegman, kishte konfirmuar se të gjitha pikat e ‘AL Petrolit’ do të ribrendohen dhe do t’i përmbahen standardeve të Shellit.

“Gjithashtu të gjitha pikat do të ofrojnë derivate kualitative, lubrifikant kualitativ, oferta të përshtatshme dhe shërbim kualitativ. Theksojmë se Shell është prezent në 80 vende të botës dhe i shërben 30 milion klientë çdo ditë’ kishte thënë Riegman, duke mos saktësuar nëse me këtë nuk do t’u lejohej kompanive të tjera, përveç ‘AL Petrol’-it që të shesin naftën e importuar nga ta.

Shell është kompania e derivateve më e madhe në botë që posedon mbi 43 mijë pika në pesë kontinente, me rreth 30 milion konsumatorë në ditë./Periskopi

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?