Llapjani e mbytë rrëqebullin, rrezikon tre vjet burg

Llapjani e mbytë rrëqebullin, rrezikon tre vjet burg

Një rrëqebull është zënë me kurth në një fshat në Podujevë. Pastaj, dyshohet se kafshën e mbrojtur me ligj e kanë mbytur. Agron Shabani ka dhënë tri versione për kafshën tepër të rrallë në Kosovë. Së pari ka thënë se atë e ka shitur, pastaj e kanë vrarë dhe në fund ka thënë se e […]

Një banor nga Metehia e Podujevës rrezikon të dënohet deri në tri vjet burgim.

Kjo për shkak që ai  dyshohet se ka vrarë një kafshë të egër e cila është e mbrojtur me ligj.

T7 e ka siguruar këtë video. Aty, dikush çuditet me reagimet e rrëqebullit.

Se ky është  rrëqebull e kanë konfirmuar edhe dy ekspertë të kafshëve, të cilët e kanë parë videon.

T7 është duke hulumtuar prej kohësh këtë temë.

Para dy muajve, Agron Shabani, përmes telefonit kishte thënë se rrëqebullin  e kanë mbytur. Pastaj, kishte thënë se e kanë shitur. Mirëpo, më vonë ka thënë se kafsha e mbrojtur me Ligj u ka ikur.

Të njëjtën ditë përmes telefonit, ai ka thënë se këtë kafshë ia ka shitur një personi në Gjilan.

Tash, rrëfimi i tij është krejt tjetër. Kësaj radhe ai tha se rrëqebulli iu ka ikur pasi e kanë zënë.

Megjithatë, ai nuk ka pranuar të flasë para kamerës.

Mirëpo, duket se Agroni s’ka qenë në dijeni se mund të përfundojë në burg vetëm pse ka zënë me kurth rrëqebullin.

Kjo kafshë është e mbrojtur me Ligj në Kosovë.

Dënimi për këtë vepër, paraqitet edhe në nenin 359 të Kodit Penal.

Rrezikun që  një veprim i tillë të dënohet e konfirmon edhe drejtori i Drejtoratit Qendror të Inspeksionit për Pylltari dhe Gjueti, Besim Zogu.

Ai sqaron se një kafshë e tillë ka rëndësi edhe në aspektin historik për Kosovën.

Zogu tregon se një kohë është menduar madje se kjo kafshë është zhdukur krejtësisht nga Kosova.

Në gjithë Ballkanin, ekzistojnë vetëm 35 rrëqebuj, ndërsa vetëm 5 janë në Kosovë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?