‘Llamkosi’ u ka borxh nga rreth 3 mijë euro të gjithë punëtorëve

Pas shumë kohë pritjesh, punëtorët e dikurshëm të fabrikës për përpunimin e çelikut të galvanizuar “Llamkos” nga Vushtrria kanë vendosur përfundimisht t’u kthehen protestave. Të hënën, një pjesë e këtyre punëtorëve kanë protestuar para objektit, ku është e vendosur Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme të Kosovës, raporton KTV. Por, takimi i mbajtur me drejtues […]
Të hënën, një pjesë e këtyre punëtorëve kanë protestuar para objektit, ku është e vendosur Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme të Kosovës, raporton KTV.
Por, takimi i mbajtur me drejtues të saj nuk solli ndonjë zgjidhje, pos shtyrje të sërishme.
Punëtorët kanë protestuar edhe para dyerve të qeverisë, duke kërkuar takim me kryeministrin por ata askush s’i pranoi.
Të njëjtit u ankuan për problemet e mëdha që po hasin në mungesë të pagesës që është dashur t’u jepet nga AKP-ja dhe kompania e fundit që e kishte blerë ndërmarrjen para se ajo të falimentonte.
Fabrika për përpunimin e çelikut të galvanizuar “Llamkos” është konsideruar një nga tregimet më të suksesshme të privatizimit, por që në fakt doli të jetë një nga më të zymtat e këtij procesi, duke u shitur 3 herë. Në të tria rastet, blerësit e përzgjedhur dështuan t’i plotësojnë kushtet.
Më 2005, u ble nga kompania bullgaro-indiane “Kremikowtzi”, por e njëjta dështoi për shkak të prishjes së kompanisë, kurse shumë vjet më pas, AKP-ja ia shiti fabrikën një kompanie angleze, e cila kishte marrë përsipër të investonte 100 milionë euro dhe t’i punësonte mbi 780 punëtorë në tri faza, por këto nuk i ka realizuar asnjëherë, pavarësisht gjobave të vëna nga AKP-ja.












