Lideri boshnjak: Evropa po tregohet shumë e ashpër me Erdoganin

Reagimet e udhëheqësve evropianë kundër Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan janë shumë të ashpra, tha Presidenti i Bosnje Hercegovinës. Evropa duhet të punojë shumë për të kuptuar Turqinë dhe Erdoganin, tha Bakir Izetbegoviq, duke folur në samitin BE-Ballkani Perëndimor ku po mbahet në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofia. “Mendoj se reagimet e Evropës kundrejt Erdoganit […]
Evropa duhet të punojë shumë për të kuptuar Turqinë dhe Erdoganin, tha Bakir Izetbegoviq, duke folur në samitin BE-Ballkani Perëndimor ku po mbahet në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofia.
“Mendoj se reagimet e Evropës kundrejt Erdoganit janë shumë të ashpra”, tha ai, raporton “Hurriyet”, transmeton Periskopi.
Ai shtoi se Bosnja Hercegovina asnjëherë nuk ka pasur probleme me Turqinë apo me vendet tjera të rajonit.
Samiti po ndiqet nga krerët e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova, asnjë prej të cilave nuk janë anëtarë të BE-së./Periskopi/












