Lëvizja Houthi sulmon me raketa bazën ushtarake të Arabisë Saudite

Lëvizja Houthi e Jemenit e ka goditur me raketa bazën ushtarake të mbretit Faisal në Jizan, njoftoi televizioni al-Masirah. Autoritetet saudite nuk e kanë komentuar këtë çështje deri tani. Nuk ka informacione mbi dëmet në njerëz dhe në gjëra materiale. Lëvizja Houthi, e cila po përpiqet të rrëzojë Presidentin e vendit Abdu Rabu Mansour Hadi […]
Nuk ka informacione mbi dëmet në njerëz dhe në gjëra materiale.
Lëvizja Houthi, e cila po përpiqet të rrëzojë Presidentin e vendit Abdu Rabu Mansour Hadi ka intensifikuar sulmet e tyre me raketa brenda territorit sauditë, pasi në muajt e fundit koalicioni i udhëhequr nga sauditët ka vrarë një udhëheqës Houthi, raporton “Sputnik International”, transmeton Periskopi.
Tensionet në këtë rajon janë rritur dukshëm që prej kohës kur koalicioni sauditë sulmoi zyrën presidenciale të Jemenit në Sanaa, ndërsa kreu i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit, Mahdi Mashat, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në ndërtesë.
Koalicioni i shteteve kryesisht të Gjirit të udhëhequr nga Arabia Saudite, është përfshirë në një operacion ushtarak kundër Houthit që nga viti 2015, duke u përpjekur për të rivendosur qeverinë e Abdrabbuh Mansur Hadi me kërkesën e tij./Periskopi/












