Letra e mamasë sime e shkruar para se të dërgohej në dhomat e vdekjes

Letra e mamasë sime e shkruar para se të dërgohej në dhomat e vdekjes

Momentet para se ajo të ishte dërguar në dhomat e vdekjes nga nazistët në qershorin e vitit 1944, Vilma Grunwald i kishte dhënë një letër një gardianit për t’ia dhënë burrit dhe familjes së saj, të cilët edhe ata ishin në Auschwitz. Gardiani letrën ia kishtë dhënë burrit të saj Kurt, por disa dekada më […]

Gardiani letrën ia kishtë dhënë burrit të saj Kurt, por disa dekada më vonë, djali më i vogël, Frank, nuk e kishte lexuar letrën e shkruar me dorë.

Këtu, ai tregon për “Sky News” se si ndihej kur lexonte letrën që tani është e disponueshme për vizitorët në Muzeun Memorial të Holokaustit në Shtetet e Bashkuara:

Babai im, nëna dhe vëllai im i vjetër, edhe unë u dërgova në Auschwitz në dhjetor të vitit 1943.

Një transport me rreth 5, 000 të burgosur ka arritur në kamp në muajin shtator para nesh dhe ne ishim pjesë e grumbullit të dytë prej 5, 000 njerëzve të tjerë.

Ne nuk kemi ide përse ne ndodhemi këtu.

Ne kemi qëndruar në një kamp çek, i cili ishte një dredhi e nazistëve për t’i treguar Kryqit të Kuq Ndërkombëtar që hebrenjtë çekë ishin duke u kujdesur për ne.

Në atë kohë, nuk kishim idenë pse ky kamp ishte themeluar, sepse në pjesën më të madhe të kohës, kur fëmijët arritën në stacionin hekurudhor të Auschwitzit, ata u vranë pothuajse menjëherë në dhomat e gazit.

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar asnjëherë nuk ka inspektuar Auschwitzin, kështu nazistët vranë shumicën e atyre që erdhën në shtator.

Kjo ndodhi në mars dhe prill të vitit 1944, raporton “Sky News”, transmeton Periskopi.

Një muaj më vonë, ata vendosën të bëjnë një selektim nga grupi i dytë në të cilën familja ime dhe unë isha aty.

Ne të gjithë u rreshtuam para të famshmit doktorit të SS Josef Mengele, pseudonimi i të cilët ishte Engjulli i Vdekjes, i cili selektonte se kush do të vdesë e kush jo.

Vëellai im John, i cili ishte katër vjeç më i vjetër se unë, ishte i hendikepuar dhe u përzgjodh për në dhomat e vdekjes.

Dhe për shkak se isha më pak se 12 vjeç, unë u caktova në rreshtin e vdekjes.

Ne ishim të dy duke qëndruar në vijë kur njëri nga të burgosurit për të cilin kisha punuar si një lajmëtar, më erdhi dhe më çoi shpejt tek një grup fëmijësh më të rritur.

Ai më shpëtoi jetën.

Por kur nëna ime dëgjoi për Johnin, i cili ishte 16 vjeç, ajo vendosi të qëndrojë me të.

Ajo nuk mund të duronte idenë që ta linte vetëm atë në dhomën e gazit.

Rreth pesë ditë pas përzgjedhjes, ajo i shkroi një letër babait tim, i cili ishte shpërngulur në një kamp mjekësor pasiqë ai ishte një fizikan.

Ajo letrën ia dha një gardiani, pavarësisht madhësisë së Auschwitzit – ai vendsoi t’ia japë letrën babait tim.

Kishte ndërmjet 30, 000 dhe 40, 000 rojtarëve në kamp dhe shumë prej tyre nuk ishin pjesë e SS.

Disa muaj më vonë, Auschwitz u çlirua dhe u bashkova me babanë tim – në këtë kohë isha në Austri dhe në Gjermani.

Babai më tha se kisha një letër të dhuruar nga nëna ime, e shkruar nga ajo para se të dërgohej me vëllain tim në dhomat e gazit.

Isha vetëm 12 vjeçar në atë kohë, dhe sa herë që provojsha ta lexoja letrën e largojsha nga mendja ime.

Letra e shkruar më 11 qershor të vitit 1944, shkruan siç vijon: “Ti, e vetmi, i dashur, në izolim presim errësirën”.

“Ne e konsideruam mundësinë e fshehjes por vendosëm të mos e bëjmë që prej kohës kur e kemi ndier se do të ishte e pashpresë”.

“Kamionët e famshëm janë të gatshëm këtu dhe po presim që të nisemi. Unë jam plotësisht e qetë”.

“Ti – i vetmi i dashuri im, nuk të vëjë faj ty për këtë çfarë ndodhi, ishte fati ynë”.

“Ne kemi bërë çfarë kemi mundur”.

“Qëndroni të shëndetshëm dhe mbani në mend fjalët e mia se koha shëron  – nëse jo plotësisht atëherë të paktën pjesërisht.”

“Kujdesu për djalin tonë të vogël të artë dhe mos e prish shumë atë me dashurinë tënde”.

“Të dytë – qëndroni të shëndetshëm. Unë do të mendojë për ty dhe Misan. Keni një jetë të mrekullueshme, tani duhet të hipim në kamionë”.

“Në përjetësi, Vilma”.

Mbajta letrën në një dollap në shtëpinë time këtu në Indianapolis për shumë vite, duke mos ia treguar askujt./Periskopi/

Vilma Grunwald with her sons John (left) and Frank (then known as Misa). Pic: United States National Holocaust Museum

The original letter, now on display to the world. Pic: United States National Holocaust Museum

A picture taken of Auschwitz in January 1945 after it was liberated by Soviet troops

The group slaughtered a sheep in front of the main entrance to the Auschwitz camp

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?