‘Lësho Prizrenin ma mirë’- Avokati tregon si u kërcënua nga gjyqtari

Avokati nga Prizreni Gent Gjini, po pretendon se gjykatësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha, e ka kërcënuar atë. Po thotë se atij i është kërkuar ta lëshojë Prizrenin nëse nuk vepron sic po thotë Hoxha. “Më thërret mua pa e ditë arsyen dhe më kërcënon. Më drejtohet me fjalë banale dhe me fjalë […]
“Më thërret mua pa e ditë arsyen dhe më kërcënon. Më drejtohet me fjalë banale dhe me fjalë kërcënuese më thotë lësho Prizrenin”, ka thënë ai.
Gjini ka thënë se arsyeja e këtij kërcënimi ka ndodhur për shkak të një rasti në të kaluarën për një ekstradimi.
“Lidhur me një rast të ekstradimit që ka ndodhur shumë ma herët të cilit atij i ka penguar që unë kam dal në mediume. ‘Kush je ti me dal nëpër mediume, hale i vogël je ti, unë kam prestigj unë kam autoritet dhe nëse ma rrënon këtë punë që kam ndërtuar më mirë lëshoje Prizrenin’ kështu më ka thënë”, ka deklaruar avokati Gjini sot për Insajderin.
Gjatë ditës së djeshme gjykatësi Ymer Hoxha, për KTV i ka mohuar këto akuza, duke thënë se Gjinin do ta dërgojë në Komision disiplinor, pasi, sipas tij, asgjë nuk ka të vërtetë në deklaratat e Gjinit.












