LDK dërgon emrat e kandidatëve për anëtarë të KQZ-së

LDK dërgon emrat e kandidatëve për anëtarë të KQZ-së

  Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila në KQZ tash do të ketë dy anëtarë, nga një sa kishte në mandatin e kaluar, tashmë ka dërguar në Presidencë emrat e dy kandidatëve për anëtarë të KQZ-së. Sami Hamiti i cili ka qenë anëtarë i KQZ-së edhe në mandatin e kaluar, së bashku me Florian Dushin […]

 

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila në KQZ tash do të ketë dy anëtarë, nga një sa kishte në mandatin e kaluar, tashmë ka dërguar në Presidencë emrat e dy kandidatëve për anëtarë të KQZ-së.

Sami Hamiti i cili ka qenë anëtarë i KQZ-së edhe në mandatin e kaluar, së bashku me Florian Dushin janë të propozuarit e LDK-së për anëtarë të KQZ-së.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri.

Ai ka thënë se propozimet janë dërguar që një kohë të gjatë, por që ende nuk ka ndonjë vendim nga presidenti Hashim Thaçi.

“Ne kemi dërguar si parti dy emra ka një kohë dhe ata janë Sami Hamti dhe Florian Dushi. Ende nuk ka ndonjë hap a po vendim nga presidenti”, është shprehur Beqiri për lajmi.net.

Edhe PDK ka propozuar emrin për përfaqësuesit të KQZ-së, ai do të jetë Betim Gjoshi, i cili po ashtu ka qenë anëtarë edhe në mandatin e kaluar.

Ndërsa, AAK e Nisma ende nuk kanë vendosur për përfaqësuesit e tyre, pasi koalicionit PAN i takojnë dy.

Vetëvendosje e cila do të ketë dy anëtarë, aq sa ka edhe LDK ende nuk ka bërë të ditur emrat se kush do të jenë anëtarë të KQZ-së.

Pushteti dhe opozita do të kenë përfaqim të njëjtë të anëtarëve në KQZ.

Anëtarëve të KQZ-së ka më shumë se një muaj që u ka skaduar mandate, ndërsa presidenti Hashim Thaçi në fund të muajit prill ka emëruar edhe për një mandate në krye të KQZ-së, Valdete Dakën.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?