LB: Lista Serbe po luan me Kosovën

LB: Lista Serbe po luan me Kosovën

Lëvizja për Bashkim, përmes një deklarate për medie, ka reaguar rreth disa hapave që përfaqësues të Listës Serbe i ka ndërmarrë në skenën politike dhe ekonomike të Kosovë.  LB ka shfaqur brengosje rreth këtyre zhvillimeve, ndërsa ka kërkuar nga Qeveria që të mos qëndrojë e heshtur dhe pa veprime ndaj saj. Ky është teksti i […]

LB ka shfaqur brengosje rreth këtyre zhvillimeve, ndërsa ka kërkuar nga Qeveria që të mos qëndrojë e heshtur dhe pa veprime ndaj saj.

Ky është teksti i reagimit të Lëvizjes për Bashkim:

Që nga fillimi i këtij mandati qeverisës ka qenë e qartë se Lista serbe do t’i shfrytëzojë e do t’i keqpërdorë jo vetëm të gjitha privilegjet e padrejta të Kushtetutës, por edhe raportin e forcave politike në këtë mandat.

Me rastin e njohur Gjuriq, Lista serbe publikisht është tërhequr nga qeveria. Në anën tjetër, ajo vazhdon punën në qeveri. Kur është fjala për punë e vendime ajo bojkoton, ndërsa kur është fjala për paga e privilegje të pushtetit, ajo i shfrytëzon! Rishtazi, ministri i bujqësisë nga Lista serbe, Nenad Rikallo, ani pse në dorëheqje, e ka suspenduar kryeshefin ekzekutiv të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), Elhami Hajdari. Përveç kësaj, dje ministri i administrimit të pushtetit lokal, Ivan Todosijeviq, takoi zyrtarisht anëtarët e ekipit menaxhues për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, duke iu ofruar mbështetje nga ana e ministrisë nga e cila ka dhënë dorëheqje.

Pra, është e qartë se kur është puna për institucionet dhe zhvillimin e Kosovës, Lista serbe bojkoton në favor të Serbisë, ndërsa kur është puna për paga e privilegje, ajo i shfrytëzon ato, e që është në dëm të Kosovës.

Qeveria e Kosovës vazhdon t’i mbyllë sytë! E zënë ngushtë me numrat në Kuvend dhe me zgjidhjet e padrejta në Vjenë e Bruksel, ajo ka zgjedhur të mos veprojë edhe kur dëmtohet rëndë Kosova! Kosova nuk guxon të mbetet edhe më tutje peng i një grushti njerëzish që deklarojnë e veprojnë kundër saj!

Lëvizja për Bashkim kërkon nga kryeministri Haradinaj që të marrë hapa konkretë në lidhje me këtë gjendje, qoftë me ristrukturim të qeverisë apo edhe me zgjedhje të reja! Kjo situatë nuk guxon të vazhdojë më kështu!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?