Lansohet Fondi për inovacion dhe ndërmarrësi

Lansohet Fondi për inovacion dhe ndërmarrësi

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë lansoi Programin për financimin e inovacionit dhe ndërmarrësisë për OJQ-të, të cilat do të kenë mundësi të gjejnë financim deri në 200 mijë euro për projektet që kontribuojnë në zhvillimin e inovacionit dhe ndërmarrësisë. Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ftoi të gjitha OJQ-të që plotësojnë kushtet dhe kriteret […]

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ftoi të gjitha OJQ-të që plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara që të aplikojnë brenda 30 ditëve sa edhe zgjat konkursi, përderisa shpjegoi se subvencionet do të jenë të tri niveleve.

“Niveli i parë është përkrahje financiare deri në 15 mijë euro, i cili nënkupton OJQ të reja që fokusohen në inovacion, pra nuk do t’i marrin këto mjete për vete, por do t’i marrin për t’i transformuar në njohuri, në dije, i cili mund të ketë ndikim në efekte ekonomike. Niveli i dytë shkon deri në 50 mijë euro dhe ka të bëjë me OJQ-të të cilat kanë përvojë, që kanë regjistër të sukseseve të tyre, dhe normalisht ato kanë edhe kushte specifike, që të kenë pasqyra të audituara financiare, që të kenë njerëz dhe të sjellin argumente që kanë pasur përvojë në këtë lëmi. Niveli i ndërsa niveli i tretë është ai i cili konsiderohet se do t’i vihet në shfrytëzim ekonomisë ndërmarrjeve të vogla përmes programeve trajnuese në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë. Për nivelin e financimit prej 200 mijë euro janë të ftuara ndërmarrjet që kanë përvojë në trajnime dhe prezantimin e ideve të tyre”, tha ai.

Sipas tij, kjo përkrahje financiare do t’i fuqizojë të rinjtë, gratë në biznes dhe të gjitha grupet e margjinalizuara dhe shoqëritë të cilat për sa vite kanë pasur një rrugë të vetme për të tentuar të vetëm në fushën e ndërmarrësisë.

Sektorët që do të përfshijë ky program siç tha Beqaj janë teknologjia informative, edukimi, energjia, shëndetësia, energjia, infrastruktura dhe prodhimi.

“Ky program të cilin sot po e lansojmë ka për qëllim që të përkrahë inovatorët dhe ta kombinojmë njohurinë, kapacitetet dhe resurset njerëzore, për të zhvilluar konceptin inovativ, i cili do të na duhet të na dërgoj drejt konceptit të digjitalizimit të ekonomisë”, tha Beqaj.

Në emër të Ministrisë së Financave foli zëvendësministri, Fatmir Gashi, i cili tha se si ministri janë të orientuar në përmirësimin e afarizmit në vend.

“Në muajin qershor të vitit 2018 do të nënshkruajmë marrëveshjen financiare me Bankën Botërore për projektin e digjitalizimit të ekonomisë kosovare, i cili do të përkrahë qytetarët të cilët do të përfitojnë mundësitë e ekonomisë digjitale, rajonale dhe globale, veçanërisht në rigjenerimin e të hyrave, hulumtim dhe arsimin, duke nxitur kështu rritjen e ekonomisë digjitale në Kosovë”, tha Gashi.

Vjollca Çavolli, drejtoreshë e STIKK, tha se më në fund po realizohet ëndrra e saj e kahershme për përkrahje të tillë për mbështetje të inovacionit.

Sipas saj, kjo iniciativë e Ministrisë së Inovacionit është pjesë e zinxhirit të vlerave, pjesë e një ekosistemi, i cili sipas saj, do t’iu mundësojë të rinjve në Kosovë që të zhvillohen më shumë dhe më shpejt.

“Ky fond është më se i nevojshëm. Nëse dëshirojmë në Kosovë të kemi një ekonomi digjitale, fondi për zhvillimin apo për mbështetjen e inovacionit në çdo sektor ka qenë definitivisht më se i nevojshëm. Sektori i TIK nuk zhvillohet në vetvete. Ai zhvillohet, por niveli i zhvillimit në vetvete është i vogël në krahasim se sa zhvillohet duke i zhvilluar sektorët tjera”, u shpreh ajo.

Ndërsa Arianit Dobroshi nga “Prishtina Higher Space” tha se mbështetja e institucioneve ndaj OJQ-ve është më se e nevojshme, pasi që ka hapësira ku mund të ndihmohet.

Gara do të qëndrojë e hapur 30 ditë që nga dita e sotme ndërsa kushtet dhe kriteret specifike bashkangjitur me formularin mund të shkarkohen në faqen e Ministrisë së Inovacionit.

Ndryshe, për këtë program GIZ-i gjerman do të ndaj një milion euro dhe Ministria e Inovacionit një milion

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?