Lajm i mirë për shoferët që nuk bëjnë aksidente

Lajm i mirë për shoferët që nuk bëjnë aksidente

  Sigurimi i detyrueshëm motorik do të paguhet në bazë të historikut personal që ka gjithësecili gjatë drejtimit të mjetit. Autoriteti përgjegjës për mbikëqyrjen e tregut të sigurimeve i ka dorëzuar qeverisë projektligjin e ri, i cili duhet të miratohet prej saj dhe prej Parlamentit të Shqipërisë. Në qendër të ndryshimeve është pikërisht ai që […]

 

Sigurimi i detyrueshëm motorik do të paguhet në bazë të historikut personal që ka gjithësecili gjatë drejtimit të mjetit.

Autoriteti përgjegjës për mbikëqyrjen e tregut të sigurimeve i ka dorëzuar qeverisë projektligjin e ri, i cili duhet të miratohet prej saj dhe prej Parlamentit të Shqipërisë. Në qendër të ndryshimeve është pikërisht ai që quhet sistem “bonus-malus”.

“Për çdo qytetar do të paguhet prim sigurimi në bazë të historikut të vet si drejtues mjeti. Pra, kush ka bërë më shumë aksidente do të paguajë më shumë dhe kush ka bërë më pak aksidente do të paguajë me pak vlerën e policës së sigurimit”, thotë kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi.

Ligji ri rrit vlerat që mund të përfitojnë të dëmtuarit, ndërkohë që kompanitë do të jenë të kufizuara në shpenzimet që do të bëjnë jashtë zërit të dëmshpërblimeve.

“Kemi rritur limitin e përgjegjësisë për një ngjarje sigurimi me rreth 1.7 herë dhe ndërsa për një qytetar, që mund të dëmtohet nga një ngjarje aksidenti është rritur me 2.5 herë që mund të përfitojë më shumë qytetari dhe kjo do të shoqërohet me ndryshime rregulloresh”, shton Koçi.

AMF ka një strategji 5-vjeçare për të gjithë tregun e sigurimeve. Aktualisht vendi ynë zë vendin e fundit në rajon përsa i përket këtij sektori dhe peshën kryesore e mban sigurimi i detyrueshëm duke zënë 92 për qind të tregut, kurse sigurimi vullnetar vetëm 8 për qind.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?