Ky është shteti i dytë që hap ambasadën në Jeruzalem

Ky është shteti i dytë që hap ambasadën në Jeruzalem

Shteti i Guatemalës ka hapur ambasadën e saj në Jeruzalem, dy ditë pasi të njejtën e kishte bërë Shtetet e Bashkuara në mesin e protestave masive të organizuara nga palestinezët. Trupat izraelite kanë qëlluar dhjetëra portestues palestinezë në kufi me Gazan të hënën, derisa ceremonia e hapjes së ambasadës së SHBA-së në Jeruzalem vazhdonte të […]

Trupat izraelite kanë qëlluar dhjetëra portestues palestinezë në kufi me Gazan të hënën, derisa ceremonia e hapjes së ambasadës së SHBA-së në Jeruzalem vazhdonte të festohej nga zyrtarë amerikanë dhe izraelitë.

Presidenti i Guatemalës, Jimmy Morales dhe kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu morën pjesë në hapjen e ambasadës në perëndim të Jeruzalemit.

“Nuk është e rastësishme që Guatemala ka hapur ambasadën në Jeruzalem mes të parëve. Ju jeni gjithmonë prej të parëve. Ju jeni vendi i dytë që e keni njohur Izraelin”, tha Natanjahu, duke iu referuar themelimit të shtetit izraelit në vitin 1948, raporton “Reuters”, transmeton Periskopi.

Morales tha se vendi i tij, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara “shpërndajnë miqësi, kurajo dhe besnikëri”.

Statusi i Jeruzalemit është një nga pengesat më të ashpra për të krijuar një marrëveshje paqeje midis Izraelit dhe palestinezëve, të cilët me mbështetjen e gjerë ndërkombëtare duan Jerusalemin Lindor, të pushtuar nga Izraeli në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967.

Izraeli e konsideron të gjithë qytetin si të sajin edhe pjesën lindore që e kishte pushtuar në konfliktin e vitit 1967.

Shtete të fuqishme botërore nuk e njohin Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, pasi sipas tyre statusi i tij duhet të zgjidhet përmes bisedimeve paqësore.

Në ditën kur Shtetet e Bashkuara hapën edhe zyrtarisht ambasadën e saj në Jeruzalem, ushtarët izraelitë kanë vrarë 60 palestinezë gjatë protestave në Gaza./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?