Ky është Projektligji për Prishtinën, që u miratua sot në Kuvend (Dokument)

Ky është Projektligji për Prishtinën, që u miratua sot në Kuvend (Dokument)

Kuvendi i Kosovës me 66 vota për, 1 abstenim ka miratuar Projektligjin për Prishtinën. Me këtë ligj rregullohet organizimi dhe funksionimi i Kryeqytetit të Kosovës, i cili ka status të veçantë juridik sipas Kushtetutës së Kosovës. Në dokumentin e Projektligjit për Prishtinën të cilin e ka siguruar Telegrafi shkruan se “Projektligji për kryeqytetin e Republikës […]

Me këtë ligj rregullohet organizimi dhe funksionimi i Kryeqytetit të Kosovës, i cili ka status të veçantë juridik sipas Kushtetutës së Kosovës.

Në dokumentin e Projektligjit për Prishtinën të cilin e ka siguruar Telegrafi shkruan se “Projektligji për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën, përbëhet prej 21 neneve, përmban dispozitat e përgjithshme ku përfshin: Qëllimin dhe fushëveprimin e ligjit, Përkufizimet, Statusin e Kryeqytetit, Simbolet, Kompetencat, Organet e Kryeqytetit, Organizimin e Kuvendit, Administratën e Kryeqytetit, bashkëpunimin ndërmjet Kryeqytetit dhe Autoriteteve Qendrore, Pronën e Kryeqytetit, Financimin e Kryeqytetit si dhe dispozitat kalimtare”.

Prishtina sipas këtij Projektligji do të ketë  njësi policore që do të jenë në shërbim vetëm të qytetarëve të Prishtinës. Pra,  Kuvendi Komunal i  propozon kryetarit të Prishtinës dy kandidatë për drejtor të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit i cili emëron njërin nga ta për Drejtor të Drejtorisë së Policisë  të Kryeqytetit.

Po ashtu sipas këtij Projektligji Kryeqyteti themelon spitalin e përgjithshëm  të  Kryeqytetit, funksionimi dhe organizimi i të cilit rregullohet me legjislacionin përkatës në fuqi.

Në kuadër të stafit administrativ të Kryetarit bëjnë pjesë: shefi i kabinetit, asistenti administrativ dhe zyrtari i logjistikës.Po ashtu, për herë të parë Kryetari  i Kryeqytetit ka dy nënkryetarë të cilët e ndihmojnë Kryetarin në ushtrimin e kompetencave të tij, kryetari mund të emërojë deri në pesë këshilltarë, të cilët e këshillojnë në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij, të cilët i emëron dhe i shkarkon Kryetari.

Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë kohës sa ishte kryetar i Prishtinës kishte këmbëngulur në këtë ligj, deri në përplasje me Qeverinë që drejtohej nga Hashim Thaçi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?