Kush jeton në fshat, tetë herë i lumtur se ai që jeton në qytet

Kush jeton në fshat, tetë herë i lumtur se ai që jeton në qytet

Kanadezët që jetojnë në qytete të mëdha mund të zhgënjehen kur të mësojnë se bashkëkombësit e tyre që jetojnë nëpër qytete të vogla dhe në zona rurale janë më të lumtur. Kjo sipas hulumtuesve të Universitetit McGill në Montreal dhe Shkollës së Ekonomisë në Vancouver, të cilët hulumtuan nivelin e lumturisë së kanadezëve përgjatë Kanadasë. […]

Kjo sipas hulumtuesve të Universitetit McGill në Montreal dhe Shkollës së Ekonomisë në Vancouver, të cilët hulumtuan nivelin e lumturisë së kanadezëve përgjatë Kanadasë.

Ata e bënë këtë duke mbledhur 400,000 përgjigje nga Qendra Kanadeze e Shëndetit Publik dhe nga Qendra e Përgjithshme Sociale. Ata morën 1,215 komunitete nga mbarë Kanadaja.

Hulumtuesit më pas analizuan përgjigjet e respodentëve mbi kënaqësinë e përgjithshme jetësore, duke i krahasuar ato me të dhënat e “Statistics Canada”, transmeton Koha.net.

Ata kështu shikuan se cilat komunitete ishin më të lumturat dhe cilat më së paku të lumtura.

Zbulimi i tyre kryesor ishte ndërlidhja mes densitetit të popullsisë – përqendrimi i njerëzve në një zonë të caktuar – dhe lumturisë. Kur hulumtuesit radhitën 1,215 komunitetet e anketuara për nga lumturia mesatare, ata gjetën se densiteti mesatar i popullsisë në 20 për qind të komuniteteve më të palumtura ishte tetë herë më i lartë sesa në 20 për qind të komuniteteve më të lumtura.

Rrjedhimisht, studimi sqaroi se një trend ishte shumë i dukshëm: Jeta është shumë më pak e lumtur në zonat urbane”.

Në studim u gjet se njerëzit që jetonin në qytet kishin më shumë stres, edhe pse ishin më mirë ekonomikisht dhe në shtresa më të larta sociale.

Prandaj, nëse e keni mundësinë të zgjidhni, fshati është ideal për juve. Tashmë, e thonë edhe shkencëtarët.

Të ngjashme
Krijesa e çuditshme që ‘shkëlqen në errësirë’, fotografohet në Australi për herë të parë

Krijesa e çuditshme që ‘shkëlqen në errësirë’, fotografohet në Australi për herë të parë

Cilat janë mënyrat sekrete se si qentë komunikojnë me pronarët e tyre?

Cilat janë mënyrat sekrete se si qentë komunikojnë me pronarët e tyre?

Testamenti i pazakontë i një biznesmeni: Pas vdekjes time, hidhni dollarë nga qielli

Testamenti i pazakontë i një biznesmeni: Pas vdekjes time, hidhni dollarë nga qielli

Nexhmedin Spahiu: Ismail Qemaili e ka çu, Isa Boletini e ka puthë (VIDEO)

Nexhmedin Spahiu: Ismail Qemaili e ka çu, Isa Boletini e ka puthë (VIDEO)

Pordhi në aeroplan, pasagjeri detyrohet të largohet nga fluturimi

Pordhi në aeroplan, pasagjeri detyrohet të largohet nga fluturimi

Përplasja e Big-ave: Bigu i Shqipërisë i mëshon Bigut të Kosovës

Përplasja e Big-ave: Bigu i Shqipërisë i mëshon Bigut të Kosovës

Ermal Panduri shkel Kushtetutën: Vjen me urim të guximshëm për 28 Nëntorin

Ermal Panduri shkel Kushtetutën: Vjen me urim të guximshëm për 28 Nëntorin

Kishku dhe buallica në qendër të Prishtinës: Pamje prekëse për gjeneratat e viteve 90’të 😛

Kishku dhe buallica në qendër të Prishtinës: Pamje prekëse për gjeneratat e viteve 90’të 😛

E pazakontë! Qeni futet për të ngrënë suxhuk brenda një marketi në Ferizaj

E pazakontë! Qeni futet për të ngrënë suxhuk brenda një marketi në Ferizaj

Për shkak të vapës, moderatori austriak lag veten live

Për shkak të vapës, moderatori austriak lag veten live

Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

Kryeministri Kurti përdorues i dobët i telefonit: Video nga kerri e dëshmon këtë

Kryeministri Kurti përdorues i dobët i telefonit: Video nga kerri e dëshmon këtë

“Isha i uritur, nuk kisha ngrënë mëngjes”, vizitori i muzeut ha bananen e ekspozuar si pjesë e instilacionit artistik

“Isha i uritur, nuk kisha ngrënë mëngjes”, vizitori i muzeut ha bananen e ekspozuar si pjesë e instilacionit artistik