Kurti tregon kush po e pengon integrimin e Kosovës në BE

Kurti tregon kush po e pengon integrimin e Kosovës në BE

Nuk është Serbia ajo që po e pengon integrimin në Bashkimin Evropian, por janë pesë shtetet që nuk e kanë njohur vendit tonë ato që po e pengojnë integrimin e Kosovës në familjen e madhe evropiane. Kështu u tha sot  në tryezën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje me temën “Shqiptarët dhe integrimi evropian”, në prag […]

Nuk është Serbia ajo që po e pengon integrimin në Bashkimin Evropian, por janë pesë shtetet që nuk e kanë njohur vendit tonë ato që po e pengojnë integrimin e Kosovës në familjen e madhe evropiane.

Kështu u tha sot  në tryezën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje me temën “Shqiptarët dhe integrimi evropian”, në prag të Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë ku do të marrë pjesë edhe Kosova si shtet.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se përvoja jonë ka treguar se më lehtë në be po integronen ato vende që nuk e anulojnë poltikën nëcionale për shkak të integrimit. Sipas tij integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian nuk po e pengon Serbia por pesë shtetet të cilat nuk e kanë njohur.

“Integrimin e Kosovës në BE nuk e pengon Serbia, por pesë shtetet që nuk na njohin me ç’rast ne nuk mund t’i fusim në të njëjtën kategori në këtë moment. Duhet të punojnë më shumë me Greqinë e Spanjën. Derisa mund të themi se anëtarësimi i Serbisë varet shumë nga Kosova”, tha ai.

Profesor Mazllum Baraliu tha se shqiptarët edhe në shekullin 21 vazhdojnë të jenë të defaktorizuar dhe të parëndësishëm për BE-në.

“Në lojëra të rrezikshme gjeopolitike krijohet përshtypja se Evropa ende vazhdon të jetë jo sa duhet e vetëdijshme për konsolidimin dhe faktorizimin e çështjes shqiptare. Shqiptarët vazhdojnë të mbesin të defaktorizuar dhe të parëndësishëm për BE. Duhet të krijohet një strategji gjithëkombëtare për konsolidim si komb shqiptar. Integrimet të bëhen brenda strukturës së brendshme shqiptare dhe pastaj ato rajonale e evropiane”, u shpreh Baraliu.

Intelektuali Agim Vinca u shpreh se ka mbetur aktual diskursi ynë aktual përgjërimi ynë për t’u bërë pjesë e BE-së.

“Shqiptarët nuk kanë alternativë tjetër, sepse nuk është e rastësishme që BE po e lut kaq shumë Serbinë për të qenë pjesë e saj, pasi që ata kanë edhe alternativën tjetër”, u shpreh Vinca./

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?