Kurti: Dialogut me Serbinë t’i bëhet bilanci dhe të debatohet në Kuvend

Kurti: Dialogut me Serbinë t’i bëhet bilanci dhe të debatohet në Kuvend

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherë deputet në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti ka folur sot lidhur me procesin e dialogut me Serbinë. Kurti ka deklaruar se është e domosdoshme të bëhet bilanci i dialogut 2011-2018, të raportohet në Kuvend dhe të bëhet një debat parlamentar. Sipas tij ka pasur shumë investime, pak kthim dhe pak […]

Kurti ka deklaruar se është e domosdoshme të bëhet bilanci i dialogut 2011-2018, të raportohet në Kuvend dhe të bëhet një debat parlamentar.

Sipas tij ka pasur shumë investime, pak kthim dhe pak transparencë në këtë proces.

“33 marrëveshje janë nënshkruar në dialogun 6 vjeçar, shumica e tyre nuk janë realizuar në veçanti duhet cekur bllokimin që iu bë Kosovës në fushën e energjisë elektrike, në urën në Mitrovicë, në integrimet dhe në njohjen e diplomave”, ka thënë Kurti.

Ai gjithashtu ka thënë se janë disa pika të cilat duhet vendosur e që kanë të bëjnë me dialogun.

“Të realizohet dialogu i brendshëm dhe demokratik. Debate në Kuvend për dialogun, për qëllimin dhe formatin. Dialogu që u zhvillua në vitet 2011-2017, ishte dialog sipas kushteve të Serbisë, diskutohej për çështje të brendshme të Kosovës,  pa u konsideruar Serbia si borxhli ndaj Kosovës dhe shqitparëve.Dialogu i brendshëm duhet zhvilluar me kategoritë e ndryshme shoqërore dhe grupet e interesit prej poshtë. Për shembull, me shoqatat e familjeve të të pagjeturve, të ish të burgosurve politik, kryetarët e komunave të Kosovës dhe të tjera.Siguresat e procesit duhen përcaktuar edhe duhet të jenë qysh në fillim.Të zhvillohet një dialog me BE-së prë dialogun me Serbinë. Për natyrën, qëllimin dhe përmbajtjen e atij dialogu. Nuk mund të vazhdohet me dykuptimësinë, pra ka së paku tri kuptime të ndryshme. Poashtu vetë procesi herë quhej dialog teknik e herë politik, herë bisedime e madje edhe negociata. Duhen sqaruar shprehjet edhe objektivat si dhe përfitimet e Kosovës në procesin euroatlantik.Dialogu paraprak me Bashkimin Evropian është nevojshëm edhe për vetë BE-në që ka shprehu interesim të ripërtriru për integrimin e Ballkanit Perëndimor.Të pajtohemi që të mos ketë asnjë shmangie në Kosovë nga prioritizimi i punësimit dhe drejtësisë si dhe nga dialogu me serbët e Kosovës dhe pakicat e tjera për zhvillim. Gjatë dialogut 2011-2017 është rrëmbyer agjenda shtetërore e Kosovës nga diplomacia e bisedimeve permanente të normalizimit.  Luftimi i korrupsionit dhe krimit e gjitha të tjerat u patën lënë anash përgjatë zhvillimit të këtij dialogu.Në këto rrethana, kjo pajtueshmëri nuk mund të përfshijë emrin e Hashim Thaçit dhe të Edita Tahirit.Njeriu i cili në dialog me Serbinë nuk e ngriti çështjen e tëpagjeturve, ndarjen e  Mitrovicës, shfrytëzimin e Trepçës, të pronave të Kosovës që janë nëpër Jugosllavi, njeriu që për gjashtë vjet e heshti krimin e Serbisë, njeriu që i frikësohet shumë ngritjes së aktakuzës së Speciales, njeriu i cili mbështeti Zajednicës dhe Asociacionin, që mban përgjegjësinë kryesore për dështim të anëtarësimit në UNESCO, ky njeri nuk mund të udhëheqë dialogun.Është i domosdoshëm plani i katërt”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?