Kundërshtari i SHBA dhe Iranit fiton zgjedhjet parlamentare në Irak

Blloku politik i udhëhequr nga kleriku popullist Moqtada al-Sadr, kundërshtari politik i SHBA-së i cili kritikon edhe ndikimin iranian në Irak, është konfirmuar si fituesi i zgjedhjeve parlamentare në Irak, sipas komisionit zgjedhor. Sadr vet nuk mund të bëhet kryeministër pasi ai nuk kishte garuar në zgjedhje, por fitorja e bllokut të tij atij i […]
Sadr vet nuk mund të bëhet kryeministër pasi ai nuk kishte garuar në zgjedhje, por fitorja e bllokut të tij atij i jep një dorë të fortë në nisjen e negociatave për formimin e qeverisë irakiane. Lista e tij zgjedhore Sairoon i siguroi 54 ulëse në Parlament.
Blloku tjetër politik i udhëhequr nga Hadi al-Amiri, Al-Fatih, i cili ka lidhje të ngushta me Iranin dhe i cili ka pasur një rol të rëndësishëm në luftën kundër Shtetit Islamik i ka sigurar 47 ulëse, raporton “The Guardian”, transmeton Periskopi.
Aleanca për Fitore, e cila kryesohet nga kryeministri në detyrë, Haider al-Abadi është renditur si e treta me 42 ulëse.
Kleriku ishte bërë i famshëm në kohën kur kishte organizuar dy kryengritje kundër trupave amerikane gjatë okupimit, dhe gjithashtu kishte luftuar vazhdimisht përkrahësit e Iranit.
Marrja e shumicës së ulësve në parlament, Sadrit nuk i siguron nomimin për kryeministër, pasi i duhet përkrahja edhe e subjekteve të tjera politike.
Sipas ligjeve irakiane, qeveria duhet të formohet brenda 90 ditëve./Periksopi/












