Kufijtë detarë, përfundon raundi i dytë i bisedimeve Shqipëri-Greqi

Ka përfunduar raundi i dytë i bisedimeve mbi përcaktimin e hapësirave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë. “Përfundoi sot me datë 15 maj 2018 në Athinë raundi i dytë i bisedimeve mbi përcaktimin e hapësirave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Takimi u zhvillua në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese”, thuhet në njoftimin për media. Negociatat vijojnë […]
Ka përfunduar raundi i dytë i bisedimeve mbi përcaktimin e hapësirave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë.
“Përfundoi sot me datë 15 maj 2018 në Athinë raundi i dytë i bisedimeve mbi përcaktimin e hapësirave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Takimi u zhvillua në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese”, thuhet në njoftimin për media.
Negociatat vijojnë të mos jenë transparente ndërkohë që ka dyshime se Greqia përfiton zonat ekonomike, një nga pikat më të rëndësishme në marrëveshje.
Mediat helene kanë raportuar më herët se negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë do të përmbyllen në fund të majit, ose javën e parë të qershorit. /Gazeta Shekulli












