Ku është Isa Mustafa?

Ku është Isa Mustafa?

Ka më shumë se një muaj që kur kreu i LDK’së Isa Mustafa është kthyer nga shërimi në Gjermani, por dalja e tij në publik vazhdon të jetë e kufizuar.  Përveç në disa fotografi të disa zyrtarëve të LDK’së, Isa Mustafa nuk është parë ende në ndonjë aktivitet politik. Për gjendjen e tij shëndetësore është […]

Përveç në disa fotografi të disa zyrtarëve të LDK’së, Isa Mustafa nuk është parë ende në ndonjë aktivitet politik. Për gjendjen e tij shëndetësore është thënë se është e mirë, por kreu i LDK’së po vazhdon të qëndrojë i izoluar.

Madje, ai aktiv nuk ka qenë as në deklarime. As në Facebook nuk ka shkruar qysh nga 11 prilli, dy ditë pasi ishte kthyer në Kosovë.

Gjatë kësaj kohe, në disa aktivitete të LDK’së ishte paralajmëruar pjesëmarrja e kryetari të partisë, por kjo nuk kishte ndodhur.

Megjithatë, është thënë që është vizituar nga krerët shtetëror. President i vendit Hashim Thaçi, në një intervistë për T7, pati deklaruar se e ka vizituar në shtëpi, pas kthimit, ish-partnerin në koalicion gjatë kohës sa drejtonte PDK’në.

Vizitë Mustafës në shtëpi i ka bërë edhe Ramush Haradinaj. Kryeministri e ka takuar atë për ditëlindje, javën që shkoi.

Isa Mustafa në fillim të janarit të këtij viti ishte shtrirë në një spital në Prishtinë. Por më pas atij i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore, ndaj edhe ishte dërguar për shërim në Gjermani. Ai u kthye pas gati katër muajsh në Kosovë, më 9 prill të këtij viti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?