‘Kryeqyteti historik’ i Kosovës nxit polemika e batuta në Kuvend

‘Kryeqyteti historik’ i Kosovës nxit polemika e batuta në Kuvend

Një amendament i propozuar nga deputeti i PDK-së, Nait Hasani, për përfshirjen e Prizrenit në Ligjin për Kryeqytetin me epitetin “kryeqytet historik”, ka shkaktuar debate e batuta mes deputetëve. Në votimin e këtij propozimi, 47 deputetë e mbështetën propozimin e Hasanit, 7 e kundërshtuan ndërsa 10 të tjerë abstenuan. Paraprakisht, Hasani në arsyetimin e tij […]

Në votimin e këtij propozimi, 47 deputetë e mbështetën propozimin e Hasanit, 7 e kundërshtuan ndërsa 10 të tjerë abstenuan.

Paraprakisht, Hasani në arsyetimin e tij tha se Prizreni ka luajtur rol të madh në historinë e Kosovës dhe e ka pasur statusin e kryeqytetit në periudha të mëhershme historike.

Por kolegu i tij nga PDK, Bekim haxhiu, ia kontestoi idenë Hasanit.

Ai propozoi që epiteti “kryeqytet historik” me ligj duhet t’i jepet Prekazin.

“Ta vëjmë ligjin në shërbim të historisë e të mos bëjmë histori me ligje”, tha Haxhiu.

Pas tij, në debat ndërhyri kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

“Kjo hyn në fushën e kreativitetit”, tha Veseli në shaka.

Më pas fjalën e mori deputeti që vjen nga Prizreni, Zafir Berisha nga NISMA.

“Unë kam kërku që Prizrreni të jetë kryeqytet, jo vetëm historik… Prizreni, me ligj apo pa ligj, është kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve”, tha Berisha.

Propozimin e kundërshtoi Muharrem Nitaj i AAK-së.

“Mos boni hajgare me kryeqytete historike. Nëse PZ është kryeqytet historik, nuk mund ta fusim në këtë ligj sepse është kundërkushtetuese”, tha Nitaj.

Edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, shprehur dyshime për këtë propozim.

“Nuk jam i sigurt që e ka vendin këtu, por nëse pajtohemi ta përfshijmë, e votojmë. Kemi mundur ta trajtojmë Prizrenin me ligj të veçantë”, tha Krasniqi.

Ismet Beqiri e kunërshtoi këtë propozim.

“Nëse projrektligji flet për Prishtinën, për kryeqytetin e Kosovës, nuk kontestohet në asnjë rrethanë edhe vlerësimi që Prizreni është kryeqytet historik. Por ky amandament lidhje nuk ka”, tha Beqiri, shkruan kallxo.com

Propozimi për Prizrenin u mbëhstet, ndërkohë, nga Rexhep Selimi i Vetëvendosjes.

“Jemi të shqetësuar më shumë se kur ka qenë Qendra Historike e Prizrenit. Po ju propozoj që të deklarohemi me votë dhe unë e deklaroj votën time ‘për’. Kërkoj që hidhet në votim. Prizreni e meriton të quhet me ligj si kryeqytet historik i shqiptarëve”, tha Selimi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?