Kryeministri i ri katalan nën hetime për krime

Prokurorët spanjollë po konsiderojnë hapjen e veprimeve legale kundër kryeministrit të ri të zgjedhur katalan, Quim Torra, për gjuhë të urrejtjes, raporton El Pais, transmeton Periskopi. Zyra e Prokurorit Special për Krime të Urrejtjes dhe të Diskriminimit po analizon një varg artikujsh dhe ‘tweet’-esh nga Torra në vitet e fundit, në të cilat ai ishte […]
Prokurorët spanjollë po konsiderojnë hapjen e veprimeve legale kundër kryeministrit të ri të zgjedhur katalan, Quim Torra, për gjuhë të urrejtjes, raporton El Pais, transmeton Periskopi.
Zyra e Prokurorit Special për Krime të Urrejtjes dhe të Diskriminimit po analizon një varg artikujsh dhe ‘tweet’-esh nga Torra në vitet e fundit, në të cilat ai ishte tërbuar ndaj katalanëve që ende ndihen spanjollë, por edhe ndaj spanjollëve në përgjithësi. Në një rast ai i ka krahasuar ata me kafshët, duke e përdorur termin “bishat”.
Dy grupe private, partia e së djathtës Vox dhe Lëvizja kundër jotolerancës, kanë bërë ankesa ndaj Torras për krime të urrejtjes të përshkruara në seksionin 510 të kodit kriminal të Spanjës, që e dënon gjuhën e urrejtjes, armiqësisë, diskriminimit ose dhunës kundër një grupi të caktuar.”
Torra, një separatist i zjarrtë që ka premtuar të vazhdojë rrugën e ndarjes së njëanshme, do të marrë zyre sot pas betimit si kryeministër. Ai u votua të hënën me 66 vota, nga 65 sa duheshin, në parlamentin katalan, pasi u nominua nga Carles Puidgemont, i cili është në Gjermani duke luftuar kundër ekstradimit në Spanjë ku do të gjykohej për rebelim dhe shpërdorim të fondeve në lidhje me shpalljen e vjetshme të pavarësisë vitin e kaluar.












