Kryeministri i Hungarisë: Epoka e demokracisë liberale ka përfunduar

Bashkimi Evropian duhet të heqë dorë nga të “këqijat” e Shteteve të Bashkuara, tha lideri nacionalist hungarez, Viktor Urban përderisa kishte siguruar mandatin e katërt si kryeministër. Orban fitoj me një lumë votash për të marrë shumicën parlamentare në legjilativin e shtetit hungarez. Duke zyrtarizuar mandatin e katërt si kryeministër i Hungarisë të enjtën, Viktor […]
Duke zyrtarizuar mandatin e katërt si kryeministër i Hungarisë të enjtën, Viktor Orban deklaroi se epoka e demokracisë liberale ka përfunduar, raporton “DW”, transmeton Periskopi.
“Ne kemi zëvëndësuar anijen e prishur të liberal demokracisë me demokracinë e krishterë të shekullit 21, e cila siguron lirinë dhe sigurinë”, tha Orban gjatë një fjalimi para ligjvënësve në Budapest.
Lideri i krahut të djathtë ësthtë në pushtet që prej vitit 2010 dhe më parë ai kishte qenë kryeministër ndërmjet viteve 1998 dhe 2002. Ai tashmë është bërë i njohur për stilin e tij autoritar dhe skepticizmin ndaj politikave të BE-së, sidomos politikës së migrantëve.
Krahi i djathtë nacionalistë me në krye Orban ka siguruar 133 ulëse sa ka gjithsej parlamenti i Hungarisë prej 199.
Gjatë fjalimit të tij ai shtoi “Ne kemi nevojë për BE-në, dhe BE ka nevojë për ne”.
Ai është përballur me protesta masive në javët e para që prej përfundimit të zgjedhjeve./Periskopi/












