Krijesë ‘mutante’ – Kokën e derrit dhe duart e njeriut. Çfarë është ajo që u gjet në një liqen në SHBA?

Teoricienët e konspiracionit po pretendojnë se kanë gjetur një derr ‘mutant’ me duar të njeriut, që noton në liqen, transmeton Periskopi. Në shikim të parë duket si një derr i vdekur, megjithatë në një inspektim më të afërt duket se ka duar të ngjashme me njeriun dhe një bisht të drejtë. Videoja e çuditshme u […]
Teoricienët e konspiracionit po pretendojnë se kanë gjetur një derr ‘mutant’ me duar të njeriut, që noton në liqen, transmeton Periskopi.
Në shikim të parë duket si një derr i vdekur, megjithatë në një inspektim më të afërt duket se ka duar të ngjashme me njeriun dhe një bisht të drejtë.
Videoja e çuditshme u bë virale pasi u postua në kanalin e YouTube Disclose Screen – dhe është shpërndarë më shumë se 2.000 herë që nga e marta.
Nuk është e qartë saktësisht se ku dhe kur u gjet kafsha, megjithatë besohet të jetë në Shtetet e Bashkuara.
Klipi me titull “A mund të identifikoni këtë krijesë të vdekur të gjetur në një liqen me kokën e derrit dhe duart e njeriut?” ka grumbulluar komente të shumta, me një sërë shikuesish që ndajnë pikëpamjet e tyre – disa më logjike se të tjerët.
Derisa disa njerëz mendonin se kafsha ishte një kafshë hibride – të tjerët ishin të shpejtë për të vënë në dukje se ishte vetëm një derr i dekompozuar, shkruan The Mirror, transmeton Periskopi.













