Kosovarët prijnë për marrjen e shtetësisë në Zvicër

  Në Kantonin e Aargau-t, gjatë vitit 2017 kanë marrë nënshtetësinë zvicerane gjithsej 2150 shtetas të huaj. Shtetasit e Kosovës, janë të parët në listë sa i përket pajisjes me pasaportën zvicerane. Bëhet fjalë për 413 kosovarë të “zviceranizuar” gjatë vitit 2017 në këtë kanton, shkruan sda.ch, përcjell albinfo.ch. Menjëherë pas kosovarëve vijnë gjermanët, me […]

Në Kantonin e Aargau-t, gjatë vitit 2017 kanë marrë nënshtetësinë zvicerane gjithsej 2150 shtetas të huaj.

Shtetasit e Kosovës, janë të parët në listë sa i përket pajisjes me pasaportën zvicerane. Bëhet fjalë për 413 kosovarë të “zviceranizuar” gjatë vitit 2017 në këtë kanton, shkruan sda.ch, përcjell albinfo.ch.

Menjëherë pas kosovarëve vijnë gjermanët, me 357 natyralizime të reja dhe pas tyre, italianët, me 336. Në vendin e katërt, por me një numër dukshëm më të vogël, 166, vijnë të natyralizuarit me shtetësi turke.

Në kanton, në fund të vitit të kaluar ishin duke pritur 1531 kërkesa për pasaportë, nga 2672 persona, thuhet në raportin e publikuar të premten nga Zyra Kantonale e Statistikës.

Komunat, pas ndarjes së të drejtës për nënshtetësi në nivel komunash, i kanë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në nivel kantonal 1457 kërkesa të 2586 personave.

Dhjetë persona i kanë tërhequr kërkesat e tyre ndërsa njëkohësisht, kërkesat e 13 personave janë hedhur poshtë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?