Kosova ka rezerva minerale deri në 25 miliardë euro

Kosova ka rezerva minerale deri në 25 miliardë euro

Kosova disponon rezerva minerale deri 25 miliardë euro, prandaj investimi në sektorin minerar do të mundësoj normë të lartë të rritjes ekonomike dhe sociale në vend. Kështu u tha në konferencën ndërkombëtare “Sektori minerar dhe resurset minerale Kosovë-Shqipëri”. Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj tha se Qeveria e Kosovës është e angazhuar për zhvillimin e sektorit minerar në […]

Kosova disponon rezerva minerale deri 25 miliardë euro, prandaj investimi në sektorin minerar do të mundësoj normë të lartë të rritjes ekonomike dhe sociale në vend.

Kështu u tha në konferencën ndërkombëtare “Sektori minerar dhe resurset minerale Kosovë-Shqipëri”.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj tha se Qeveria e Kosovës është e angazhuar për zhvillimin e sektorit minerar në vend.

Sipas tij me qëllim të zhvillimit të qëndrueshëm të këtij sektori është hartuar strategjia e minierave të Republikës së Kosovës për vitin 2012-2025.

 

“Në këtë aspekt strategjia përcakton shfrytëzimin sa më racional në zhvillim të resurseve minerare përmes krijimit të favorshme për shfrytëzim dhe valorizim ekonomik të resurseve tona në sektorin minerar dhe trajtimin çështjeve sociale për përfitimin e komuniteteve dhe përkujdesja për mjedisin. Në aspektin ligjor e normativ strategjia minerare e Republikës së Kosovës 2012-2025 përcakton një kornizë ligjore me rreth 33 ligje, udhëzime administrative, rregullore dhe ligje që mund të kenë ndikim në sektorin minerar…06’35”Nga hulumtimet që janë bërë nga ekspertët tanë të përfshirë në këtë strategjie del se diku Kosova aktualisht nga to që dihen disponon rezerva minerale diku mes 12.5 deri 25 miliard euro ”,  tha Limaj.

Tutje ai shtoi edhe përmes strategjisë kombëtare 2016-2021 do të mundësohet fuqizimi i sektorit minerar, dhe kjo strategji trajton edhe rivitalizimin e ndërmarrjes “Trepça” ku së shpejti sipas tij pritet edhe konsolidimi i ligjit për këtë ndërmarrje.

Kurse, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani në këtë konferencë ka folur për mundësitë që po ofrohen për investitorët e huaj sa iu takon zonave me interes të veçantë të shpallur nga Qeveria e Kosovës.

Ai tha se janë duke punuar për të krijuar lehtësira për të gjithë investitorët strategjik që duan të investojnë në sektorin minerar në Kosovë.

 

“Besoj në takimin e fundit që kemi pasur të komisionit ndërministror kemi pasur analiza dhe kërkesa të investitorëve në fusha të minierave, kemi rënë dakord që t’i bëjmë lehtësime apo përjashtime, t’i bëjmë një rekomandim Qeverisë së Kosovës që investitorët të cilët po mund të investojnë në këto zona pas marrjes të statusit të investonit strategjik t’i mundësohet se në rast se po e themi nuk ka minerale për ato të cilat hyjnë investitorët t’i jepet mundësia që  të tërhiqet në një afat ligjor pa penallti, pa i dënuar”, u shpreh Hasani.

Sipas tij duke marr parasysh se edhe  infrastruktura  rrugore është përmirësuar  dhe janë bërë shumë lehtësira për prodhuesit në këtë vit presin që të ketë shumë investitorë strategjik.

Sektori i minierave dhe mineraleve ka ngecur si pasoëj e disa ngatërresave burokratike tha ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi.

Sipas tij këto ngatërresa po mënjanohen përmes ligjit për Investime Strategjike dhe atij për Miniera dhe Minerale të cilat do e liberalizojnë tregun e  vendit për investitorët e huaj.

 

“Ligji për investime strategjike i cili mundëson që në një shpejtësi të madhe pa komplikime burokratike të arrihet deri tek një marrëveshje mes Qeverisë dhe investitorit potencial dhe ligji i ri i minierave dhe mineraleve që është në përpunim e sipër i cili praktikisht do të reflektoj edhe në ligjin për investime strategjike pra që të liberalizohet ky treg “, u shpreh Gashi.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi duke ofruar mbështetje për Kosovën në mundësin e zhvillimi të sektorit mineral tha se vendi ynë  nuk ka bërë sa duhet për zbulimin  në shfrytëzim të  mineraleve që ndodhin në brezin kufitar.

E për këtë çështje ai ka kërkuar nga dy Qeveritë që të krijohet një komision ad-hoc  që këto pasuri minerale të paraqiten para investitorëve të interesuar.

 

“Të krijohet një komision i përbashkët ndërveprues ad-hoc Shqipëri-Kosovë për tu marr me një projekt të prekshëm të aksesueshëm, dy paraqitet dy Qeverive respektive Shqipërisë dhe Kosovës për të dhënë fonde e duhura për të dal me një paketë  sidomos në brezin kufitar. Kjo do të ndikonte shumë jo thjeshtë për zbulimin por për shfrytëzimin e mineraleve të fjetura deri tani. Unë kam besim të plotë se ekspertët, vëllezërit e të dyja anëve kanë mundësi për të bëjë një projekt të prekshëm madhor dhe të askesueshëm  që mund ta kthej Kosovën e them me bindje në një zonë tepër të rëndësishme të industrisë minerare që do të dërgoi deri në dyfishin e eksporteve të saja në këtë drejtim”, u shpreh ai.

Sipas ambasadorit shqiptar  një projekt i tillë do ndikonte edhe në krijimin e vendeve të reja të punës në Kosovë.

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Enis Aliko, tha se ky sektor në Shqipëri  është i privatizuar,duke  theksuar se ligjet që mundësojnë dhe krijojnë kushte për investime, shtoi se siguria në vendin e punës mbetet problem.

Në konferencën ndërkombëtare “Sektori minerar dhe resurset minerale Kosovë-Shqipëri” i cili do të zgjas dy ditë do të  diskutohet për procedurat ligjore për licencimin e aktiviteteve minerare,  prezantohen zonat me Interes të Veçantë të shpallura nga Qeveria,  Minierat si investime strategjike e potencialet e ndërmarrjes “Trepça” etj. /B.Ibishi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?