Kosova emër serb! A duhet që edhe Kosova të shqyrtojë ndryshimin e emrit?

Në fakt, Maqedonia ishte e detyruar që ta ndryshonte emrin e saj nga kushtëzimi i Greqisë e cila e pengonte për të nisur negociatat me BE-në dhe për t’u anëtarësuar në Nato, raporton Periskopi. Maqedonia e lashtë është referenca historike me të cilën identifikoheshin maqedonët e sotëm, dhe prandaj grekët nuk mund ta lejonin një […]
Në fakt, Maqedonia ishte e detyruar që ta ndryshonte emrin e saj nga kushtëzimi i Greqisë e cila e pengonte për të nisur negociatat me BE-në dhe për t’u anëtarësuar në Nato, raporton Periskopi.
Maqedonia e lashtë është referenca historike me të cilën identifikoheshin maqedonët e sotëm, dhe prandaj grekët nuk mund ta lejonin një emër të tillë. Maqedonia tash e tekëndej mund të quhet Republika e Maqedonisë së Ilindenit, duke iu referuar kryengritjes së Ilindenit që kishte ndodhur ndaj Perandorisë Osmane më 1903 dhe ditës së profetit Elijah.
Por, edhe emri Kosovë ka etimologji serbe. Ajo i referohet fjalës serbe ‘koc’ që në shqip bën “mëllenjë’. E përkthyer plotësisht, emri Kosovë do të thotë “Fushë e Mëllenjave’.
Shqiptarët i referohen Kosovës edhe si Dardani, emri i një province romake më 165 para krishtit, që shtrihej në hapësirat e Kosovës moderne./Periskopi












