Kosova do t’i nënshtrohet testit TIMSS në vitin e ardhshëm

Kosova do t’i nënshtrohet testit TIMSS në vitin e ardhshëm

  Gjatë muajit maj, organizohet pilotimi i një vlerësimi tjetër ndërkombëtar me nxënës të klasës së katërt në matematikë dhe shkenca natyrore. Testi TIMSS është studim që realizohet nën kujdesin e Bashkimit Evropian çdo katër vjet. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, bëjnë të ditur se Kosova do t’i nënshtrohet vlerësimit final TIMSS në vitin 2019. […]

 

Gjatë muajit maj, organizohet pilotimi i një vlerësimi tjetër ndërkombëtar me nxënës të klasës së katërt në matematikë dhe shkenca natyrore.

Testi TIMSS është studim që realizohet nën kujdesin e Bashkimit Evropian çdo katër vjet. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, bëjnë të ditur se Kosova do t’i nënshtrohet vlerësimit final TIMSS në vitin 2019. Vlerësimet e tilla përcaktojnë gjendjen e arsimit të një shteti.

Vlerësimi ndërkombëtar TIMSS, organizohet me nxënës të klasës së katërt për matematikë dhe shkenca natyrore, e që është me besueshmëri më të lartë dhe ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e politikave arsimore të vendeve që marrin pjesë. Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit, Mustafë Kadriu, bëri të ditur për televizionin publik se gjatë këtij muaji do të bëhet pilotimi, duke shtuar se këto vlerësime ndërkombëtare janë në interes të Kosovës, pasi përcaktojnë gjendjen e arsimit të një shteti.

“Ne jemi për herë të parë në TIMSS me klasat e katërta. Në 2018-ën do të jenë 32 shkolla për pilotim, ku në çdo shkollë do të merren nga dy paralele, dhe nga 32 shkolla do të jenë gjashtë prej tyre që do të kenë nga tri paralele. Do të jenë 64 paralele të nxënësve të klasës së katërt. Dihet që pilotimi është për të parë se si po funksionojnë pyetjet, a ka gabime. Megjithatë, edhe këtu është TIMSS-i që i përgatitë pyetjet”.

Kadriu tha se pas pilotimit, do të vazhdojnë me procedurat e tjera, ku në vitin 2019 do të bëhet testimi final, ndërsa në vitin 2020, do të dalë rezultati. Edhe në këtë rast, përzgjedhja e nxënësve dhe e shkollave do të bëhet me rastësi.

Njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, tha për televizionin publik se testet e tilla ndërkombëtare janë të mira për Kosovën, pasi e bëjnë të mundur krahasimin e sistemit tonë arsimor me ato të vendeve të tjera.

“Në mungesë të këtyre testeve ndërkombëtare, kam frikën se ne do të ishim shumë vetë referentë dhe duke iu referuar vazhdimisht vetvetes, nuk do t’i shihnim lëshimet, respektivisht ngecjet që i kemi në raport me vendet e tjera. Besoj që edhe TIMSS-i kur të realizohet vitin e ardhshëm, do të ketë efekte të ngjashme. Është me rëndësi që Kosova të jetë e pranishme në testet ndërkombëtare, pasi janë një lloj stimulimi dhe një lloj nxitjeje edhe për sistemin e arsimit që të përmirësohet në mënyrë të vazhdueshme.”

Në këtë proces do të angazhohen mësimdhënës, drejtorë të shkollave, drejtorë të komunave, vlerësues dhe inspektorë e zyrtarë të Ministrisë së Arsimit. Gjatë procesit të realizimit të vlerësimit TIMSS, organizohen punëtori dhe seminare ndërkombëtare, përgatiten instrumentet kombëtare, përgatiten mostrat e shkollave dhe nxënësve, bëhet kodimi i përgjigjeve, grumbullohen të dhënat si dhe bëhet analiza e tyre.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?