Kosova dhe Kroacia do të mësojnë gjuhën e njëra-tjetrës

Kosova dhe Kroacia do të mësojnë gjuhën e njëra-tjetrës

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, me të cilën bisedoi për mësimin e gjuhëve respektive, gjuhës kroate në Kosovë dhe gjuhës shqipe në Kroaci, e cila parashihet edhe në Memorandumin e Mirëkuptimit të vitit 2013. Bytyqi dhe ambasadorja Kapitanoviq u dakorduan që […]

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, me të cilën bisedoi për mësimin e gjuhëve respektive, gjuhës kroate në Kosovë dhe gjuhës shqipe në Kroaci, e cila parashihet edhe në Memorandumin e Mirëkuptimit të vitit 2013.

Bytyqi dhe ambasadorja Kapitanoviq u dakorduan që të angazhohen në krijimin e mundësive për angazhimin e një bashkëpunëtori të jashtëm të gjuhës shqipe në Universitetin e Zagrebit dhe një bashkëpunëtori apo ligjëruesi të gjuhës kroate në kuadër të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës.

Ministri theksoi se, është jashtëzakonisht me rëndësi që t’u mundësojmë të rinjve në Kosovë dhe Kroaci të mësojnë gjuhët përkatëse dhe se në këtë kontekst do të bisedohet më konkretisht me menaxhmentin e Universitetin e Prishtinës për konkretizimin e Memorandumit.

Ndërsa, ambasadorja Kapitanoviq e njoftoi ministrin Bytyqi se në vitin e kaluar është hapur Katedra e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Zarës dhe po punohet që kjo të ndodh edhe në Universitetin e Zagrebit ku jeton një numër i konsiderueshëm i

shqiptarëve, ndërsa insistoi që edhe Kosova nga ana e saj të marrë përsipër angazhimet reciproke në këtë drejtim.

Ministri Bytyqi dhe ambasadorja Kapitanoviq u pajtuan se mësimi reciprok i gjuhëve reciproke është në interes të thellimit të bashkëpunimit edhe në rrafshin ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve./

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?