Konjufca: Nëse dalim të parët në zgjedhje, bëjmë koalicion me LDK’në

Deputeti i VV-së Glauk Konjufca ka folur edhe për koalicione të mundshme pas zgjedhjeve të reja. “Nëse Vetëvendosje del e para do të ia bënim si në vitin 2017 që shkuam te LDK’ja, i bëmë ftesë LDK’së”, thotë ai në T7. Por, nëse sipas tij, LDK del fituese, Kosova do të ketë një koalicion […]
Deputeti i VV-së Glauk Konjufca ka folur edhe për koalicione të mundshme pas zgjedhjeve të reja.
“Nëse Vetëvendosje del e para do të ia bënim si në vitin 2017 që shkuam te LDK’ja, i bëmë ftesë LDK’së”, thotë ai në T7.
Por, nëse sipas tij, LDK del fituese, Kosova do të ketë një koalicion pas zgjedhor LDK-PDK.
Konjufca konfirmon se ndarjet në Lëvizjen Vetëvendosje kanë filluar shumë kohë më parë.
Deputeti Glauk Konjufca thotë se Shpend Ahmeti, i cili tani drejton PSD’në nuk do të mund të fitonte garën në Prishtinë po të mos kishte qenë anëtar i VV’së.
“Jo nuk kam kurrfarë dileme që do të humbte”.












