Konjufca: Ende s’kemi vendosur për tryezë, këto që janë mbajtur janë kot

Konjufca: Ende s’kemi vendosur për tryezë, këto që janë mbajtur janë kot

Pas PDK-së, është Lëvizja Vetëvendosje ajo e cila duhet ta caktojë datën për tryezën e partive politike. Por kjo parti ende nuk ka vendosur,  se kur do t’i thërras partitë tjera në takimin e radhës.  Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së Glauk Konjufca thotë për KosovaPress se edhe pse sot kanë pasur një takim për  […]

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së Glauk Konjufca thotë për KosovaPress se edhe pse sot kanë pasur një takim për  të diskutuar për këtë, nuk kanë arritur pajtueshmëri lidhur me organizimin e tryezës në fjalë. Ndërsa thotë se kanë dilema dhe se ndoshta do ta ri-konceptojnë formatin e këtyre tryezave.

 

“Ne ende nuk kemi vendosur, ndonëse e patëm një diskutim sot në Kryesi të VV-së, por ende nuk e patëm një pajtueshmëri lidhur me mënyrën e organizimit të kësaj tryeze dhe formatin e organizimit të kësaj tryeze. Krejt dilemat që kanë lindur kanë të bëjnë me faktin që vlera e këtyre tryezave u degradua shumë, pasi që ato devijuan nga temat qendrore, e cila është pas konceptuar në fillim nga organizatorët. Ju e dini që ato u patën shpallë si tryeza, për të caktuar zgjedhjet e reja në Republikën e Kosovës. Menjëherë pas tryezës së parë,  kur e organizoj PDK- ja kurrfarë teme për zgjedhje nuk u fol dhe ato përfunduan në një tryezë,  ku i kemi dy taborë. Opozita e cila e kritikon punën e Qeverisë dhe qeveria e cila mundohet të na bind për sukseset e mëdha, për punën që e ka krijuar. Nëse k ëto tryeza përfundojnë në kësi ndarje, të cilat mund t’i shihni edhe në parlament të Kosovës, në diskutime, atëherë çfarë kuptimi ka organizimi i tryezave të tilla. Kështu që pikërisht këto dilema na kanë bërë që ndoshta ta rikonceptojmë dhe formatin e këtyre tryezave në përgjithësi”, tha Konjufca.

Sipas tij në tryezën të cilën do ta organizojë VV-ja, gjithnjë nëse mbahet  temë diskutimi do të jenë dhe zgjedhjet, përndryshe këto takime duhet të  zhvendosen në Kuvendin e Kosovës, aty dhe ku mund t’i diskutojnë temat e tilla.

 

“Me siguri që po. Për shkak që ne mendojmë që duhet t’ia ruajmë këtyre tryezave atë motivin fillestar për të cilën ato kanë nisur. Nëse kanë filluar me idenë për zgjedhje të reja, atëherë pse jo kjo do të jetë tema qendrore. Nëse pushteti nuk pajtohet me këtë temë, atëherë duhet të tregoj me sinqeritet që nuk është i interesuar për tryeza të vërteta politike, por për tryeza kur ne vetëm shprehim qëndrimet tona politike. Atëherë nëse këto tryeza reduktohet në këtë punë, unë jam shumë më mirë që t’i zhvendosim ato në Kuvend të Republikës së Kosovës, me diskutime të vërteta. E jo t’i zëvendësojmë institucionet dhe ballafaqimin politik me disa tryeza joformale, të cilat gjënë me të rëndësishme është se po i përshëndet Hashim Thaçi, po thotë janë shumë të bukura”, tha ai.

Ndërkaq  i quan kot tryezat e tilla duke përsëritur se nuk është i sigurt nëse javën që vjen do të ketë tryezë të partive politike.

“Janë kot. Tryeza ku ne vetëm barrikadohemi vetëm në prezantimin e qëndrimeve tona të thjeshta se çka mendojmë për Kosovën. Nuk janë në rregull për mendimin tonë. Sepse këto gjëra shumë më mirë i bëjmë në formë të debateve parlamentare. Në formë të interpelancave ku ne ballafaqohemi me pushtetin dhe natyrisht nuk pajtohemi”, tha  Konjufca.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?