Komuniteti LGBTI tregon në Prishtinë kërcënimet me të cilat jeton çdo ditë

Komuniteti LGBTI tregon në Prishtinë kërcënimet me të cilat jeton çdo ditë

  Menjëherë pas mbajtjes së paradës së parë për mbështetjen e grupit LGBT, shumë qytetarë kishin reaguar përmes rrjeteve sociale, duke treguar haptas mospranimin e këtij komuniteti në shoqëri. Për këtë arsye, në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë, Lendi Mustafa ka vendosur në një ekspozitë disa nga komentet, me të cilat i janë drejtuar […]

 

Menjëherë pas mbajtjes së paradës së parë për mbështetjen e grupit LGBT, shumë qytetarë kishin reaguar përmes rrjeteve sociale, duke treguar haptas mospranimin e këtij komuniteti në shoqëri.

Për këtë arsye, në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë, Lendi Mustafa ka vendosur në një ekspozitë disa nga komentet, me të cilat i janë drejtuar persona të ndryshëm, menjëherë pas daljes së tij në mënyrë publike, raporton KTV.

E të njëjtat ofendime thotë se nuk mungojnë as në rrugë.

Ai tregon se për këtë ishte paragjykuar edhe në institucione arsimore e kjo e ka shtyrë që të mos konkurrojë për punë në disa vende.

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostollova, tha se ligjet në Kosovë janë të mira, por mbetet sfidë implementimi i tyre.

“Bashkimi Evropian, të cilin unë po e përfaqësoj këtu, e rikonfirmon mbështetjen e tij të plotë për luftën kundër kësaj forme diskriminimi, e cila është e bazuar në urrejtje, në baza të orientimit seksual dhe identitetin gjinor. Ne do të promovojmë dhe mbështesim aktivisht organizatat e komunitetit LGBTI në Kosovë”, ka thënë ajo.

Ndërsa ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie, ka thënë se do ta mbështesin këtë kategori, e cila është e margjinalizuar në Kosovë.

“Fuqimisht e mbështesim hetimin dhe ndjekjen penale të kryerësve të këtij lloj ngacmimi dhe dhune. Kosova ka përparuar shumë sa i përket kësaj çështjeje brenda një periudhe të shkurtër kohore. I përgëzoj të gjithë ata që kanë punuar me ngulm për t’i tejkaluar paragjykimet dhe për t’i ndryshuar mendimet. Mos hiqni dorë, ta dini që SHBA-ja është këtu për t’ju mbështetur në çdo hap gjatë këtij rrugëtimi”, ka thënë Delawie.

Në përkrahje të kësaj kategorie ka dalë edhe ambasadori i Suedisë, Henrik Nilsson, i cili tha se përmirësimi i gjendjes së tyre është shumë i rëndësishëm për rrugën e Kosovës drejt BE-së.

Në paradën e mbajtur në tetor të 2017-ës morën pjesë rreth 500 qytetarë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?