Komuna që e udhëheq Haki Rugova prinë për punësime të jashtëligjshme

Komuna që e udhëheq Haki Rugova prinë për punësime të jashtëligjshme

Komuna e Istogut ka angazhuar 49 zyrtarë përmes marrëveshjeve për shërbime të veçanta, ku janë identifikuar dobësi në 28 raste, periudha e angazhimit të zyrtareve është më i gjatë se sa afati i përcaktuar me rregulla, mbi gjashtë muaj. Kështu ka evidentuar si dobësi Zyra Kombëtare e Auditimit për vitin 2017 në komunën e Istogut. “Në tri […]

Kështu ka evidentuar si dobësi Zyra Kombëtare e Auditimit për vitin 2017 në komunën e Istogut.

“Në tri raste komuna nuk ka zbatuar ndonjë procedurë të rekrutimit konform kërkesave ligjore, dhe pagesat mujore për këta zyrtarë, në asnjë rast nuk kanë të bashkangjitura dëshmi apo raport për të verifikuar se janë realizuar apo pranuar shërbimet konform kontratës”,thuhet në raport.

Dobësitë e identifikuara rezultojnë me mungesë të mirëfilltë të konkurrencës dhe cilësi të dobët të shërbimeve të ofruara, ndërkohë që në mungesë të kontrolleve komuna rrezikon rritje të pa planifikuar të këtyre shpenzimeve që mund të ndikojnë në mos realizimin e objektivave tjera të përcaktuara, thuhet më tej në raport.

ZKA rekomandon kryetarin e komunës së Istogut se duhet të sigurojë se duhet të sigurojnë se janë marrë masa për të ndërprerë praktikën e lidhjes së kontratave pa procedura të rekrutimit dhe kohëzgjatja e këtyre marrëveshjeve të bëhet në përputhje me legjislacionin përkatës.

Sipas Ligjit për Shërbimin Civil, emërimet me afat të caktuar për një periudhë më të shkurtër se gjashtë muaj do të bëhen në bazë të kontratave të quajtura “Marrëveshje për shërbime të veçanta”, të cilat i nënshtrohen Ligjit për detyrimet dhe për të cilat zbatohet një procedurë e thjeshtësuar e rekrutimit.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar po ashtu si mangësi në vendosjen e kritereve tek aktiviteti i prokurimit “Mbikëqyrja e projekteve kapitale”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?