Komuna e Drenasit përkujdeset që kanalizimi të derdhet në ambient të hapur në këtë fshat (Foto)

Asamblisti Xhavit Drenori ka paraqitur një rast aspak të hijshëm që ka bërë komuna e Drenasit së fundmi në një fshat. Ai tregon se në fshatin Gradicë të komunës së Drenasit, kanalizimet e disa shtëpive po derdhen në ambiente të hapura, pasi komuna nuk ka mundësuar të ndërtohet një gropë e izoluar. Sipas një […]
Asamblisti Xhavit Drenori ka paraqitur një rast aspak të hijshëm që ka bërë komuna e Drenasit së fundmi në një fshat.
Ai tregon se në fshatin Gradicë të komunës së Drenasit, kanalizimet e disa shtëpive po derdhen në ambiente të hapura, pasi komuna nuk ka mundësuar të ndërtohet një gropë e izoluar.
Sipas një banori të fshatit, ky kanalizim ishte punuar nga komuna e udhëhequr nga Ramiz Lladrovci, gjatë këtij viti.
Ja postimi i plotë i Xhavit Drenorit në Facebook:
Në shiqim të parë duket një bukuri natyrore.
Në fakt e tillë është.
Ketu jemi në fshatin Gradicë, Komuna e Drenasit.
Komuna jonë qenka përkujdesë që kanalizimet e disa shtëpive ti derdhë në ambient të hapur, ne vend se të ndërtohet një gropë e izoluar septike.
Ky gjedhi në foton e dytë, që po „ndreqet“ për fotografi me siguri po „thotë me vete“: Faleminderit, se kush po udhëheqë me Komunën tepër mirë është.
PS.: një banor i fshatit Gradicë m‘i dergoj fotot dhe inqizimin dhe me njoftoj se ky kanalizim është punuar nga Komuna jonë gjatë këtij viti./Periskopi/
















