Kompania japoneze e trenave niset 25 sekonda para kohe, u kërkon falje udhëtarëve

Një kompani në Japoni ka kërkuar falje pasi shërbimet e saj janë përshpejtuar për 25 sekonda. Sektori i hekurudhës së Japonisë perëndimore ka kërkuar falje për “shqetësimin e madh” pasi treni i tyre i stacionit të Kotogawas, në Shiga, gabimisht u tërhoq nga platforma të premtën në ora 7.11.35 am. Kondukteri i trenit mbylli dyert […]
Sektori i hekurudhës së Japonisë perëndimore ka kërkuar falje për “shqetësimin e madh” pasi treni i tyre i stacionit të Kotogawas, në Shiga, gabimisht u tërhoq nga platforma të premtën në ora 7.11.35 am.


Kondukteri i trenit mbylli dyert e trenit që në fakt do të duhet të ndodhte në orën 7.12 por ai mendoi gabimisht se treni do të nisej në ora 7.11, raporton “DailyMail”, transmeton Periskopi.
Ai e kuptoi gabimin e tij duke parë ulëset bosh, dhe kështu vendosi të nisej para se të vonohej për të arritur në linjën e caktuar.
Një nga personat zyrtar që ishin aty, i kaloi informacionin për kërkim falje në zyrën perëndimore të JR-së.
JR West tha “Shqetësimin e madh që e kemi vendosur mbi pasagjerët tanë është vërtet i pafalshëm”./Periskopi/












