Komandanti i KFOR-it flet për mediat serbe rreth çështjeve të Kosovës

Komandanti i KFOR-it flet për mediat serbe rreth çështjeve të Kosovës

  Komandanti i bazës ushtarake amerikane “Bondsteel” në Kosovë, koloneli Nick Ducich, situatën e sigurisë në Kosovë e ka vlerësuar të qetë dhe stabile, duke thënë se ushtarët e KFOR-it janë duke bërë gjithçka për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për banorët e Kosovës. “Situata e sigurisë në zonën time […]

 

Komandanti i bazës ushtarake amerikane “Bondsteel” në Kosovë, koloneli Nick Ducich, situatën e sigurisë në Kosovë e ka vlerësuar të qetë dhe stabile, duke thënë se ushtarët e KFOR-it janë duke bërë gjithçka për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për banorët e Kosovës.

“Situata e sigurisë në zonën time është e qetë dhe stabile. Sipas mendimit tim, problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohet Kosova, dhe siç tregohet nga raportet e fundit të Komisionit Evropian, janë korrupsioni dhe krimi i organizuar”, ka thënë Ducich për gazetën serbe “Novosti”.

Sipas tij, përmes një debati dhe dialogu të mirëfilltë, sigurisht se ekzistojnë zgjidhje edhe për çështjet politike.

I pyetur nëse është në dijeni rreth problemeve me të cilat përballet populli serb dhe nëse ka kontakte me njerëzit e rëndomtë në teren, Ducich u përgjigj pozitivisht, duke shtuar se me serbët kontakton sidomos pas shërbesës kishtare.

Ai gjithashtu thotë se përshtypjet e tij më të forta në Kosovë janë të dyfishta. “E para është rëndësia historike dhe fetare e Kosovës dhe pastaj dëshira për të zgjidhur çështjet urgjente, me qëllim që të krijohen mundësi më të mira ekonomike dhe arsimore”, tha Ducich.

Koloneli amerikan thotë se është takuar me politikanët serbë, kryetarët e komunave dhe njerëzit e zakonshëm, si dhe me kolegët e ushtrisë serbe.

Ai gjithashtu tha se në të ardhmen e afërt do të vizitojë për herë të parë Serbinë qendrore, ku do të takohet përsëri me përfaqësuesit e ushtrisë serbe.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?