Kokat kryesore që kanë spastruar etnikisht territoret palestineze

Më 10 mars të vitit 1948, një grup i udhëhequr nga komandantë, dhe zyrtarë zionistë kishin publikuar një operacion ushtarak ku si qëllim kryesor ishte zhvendosja e vendasve palestinezë nga shtëpitë e tyre. Operacioni ushtarak ishte quajtur “Plani Dalet” (Plan D), strategjia e tij mbështetej në zhvendosjen sistematike të palestinezëve nga fshatrat e tyre, të […]
Operacioni ushtarak ishte quajtur “Plani Dalet” (Plan D), strategjia e tij mbështetej në zhvendosjen sistematike të palestinezëve nga fshatrat e tyre, të tilla si “rrethimi, bombardimi i fshatrave ku është qendra e popullatës; djegia e shtëpive, shkatërrimi i tyre, dhe planifikimi i vendosjes së minave për të parandaluar kthimin e palestinezëve në shtëpitë e tyre”.
Sipas historianit izraelit Ilan Pappe, Plani Dalet ishte truri i grupit 11 anëtarësh që kishte filluar në dhjetor të vitit 1947, dhe qëllimin kryesor ishte që të shpronësojë tokat palestineze.
Kampanja e spastrimit etnik, në të cilën kishte vazhduar deri në mars të 1949, ka rezultuar në largimin me dhunë të 750, 000 palestinezëve, në një total prej 531 fshatrave të shkatërruara, ku u janë hequr emrat arabë për t’u zëvendësuar me ato hebreje.
Lideri i Yishuv (banorët hebrenj të vendosur në Palestinë para vitit 1948), David Ben-Gurion është arkitekti i spastrimit etnik të palestinezëve.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka që të sigurohemi që ata të mos kthehen (refugjatët palestinezë)”, kishte shkruar në ditarin e tij, më 18 qershor të vitit 1948.
Ben-Gurion, i cili i rritur dhe i lindur në Poloni ishte mendja kryesore e Planit Dalet. Ai zhvilloi dhe definoi planet ushtarake në të cilën palestinezët ishin objektivi kryesor i vrasjeve dhe largimeve me dhunë. Ai më vonë do të bëhej kryeministri i parë i Izraelit.
Yigael Yadin ishte shefi i stafit të komandës së lartë të Haganahut. Yadin konsiderohej si dora e djathtë e Ben Gurionit në Planin Dalet. Komanda e lartë e Haganahut ishte qendra kryesore ushtarake e Izraelit, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.
Yitzhak Sadeh para se të emërohej si shef i komandove, ai ishte komandanti i Palmachut (elita ushtarake e forcave vullnetare militare të Haganahut) ku ai urdhëroi të sulmoheshin trupat britanike. Nga dhjetori i vitit 1948 e deri në janar të vitit 1949, ai ka pasur një rol të rëndësishëm në operacionin Horev, një aksion ushtarak i ndërmarrë kundrejt ushtrisë egjiptiane në perëndim të Negevit.
Ai ndërtoi brigadën e parë të ushtrisë izraelite, i cili ishte përgjegjës për kapjen e aeroportit al-Lydd (sot njihet si Lod).
Yigal Allon ishte përgjegjës i brigadave 1 dhe 3 të Palmachut. Ishte koka kryesore e operacionit Yiftah për të marrë nën kontroll qytetin strategjik të Afadit në Galile. Ky operacion ishte lëshuar më 20 prill të vitit 1948, për të shkatërruar dhe marrë në kontroll postet britanike.
Moshe Dayan ishte caktuar si shef i departamentit me arabët e jashtëm të Haganahut në vitin 1947, ku detyra e tij kryesore ishte që të rekrutonte agjentë për të mbledhur informacion rreth disorganizimit të forcave arabe në Palestinë.
Si një komandant i Haganaut, ai ishte përgjegjës i spastrimit etnik të al-Lyddit në qershor të vitit 1948. Në këtë muaj, ai do të bëhej komandati ushtarak i zonës së kontrolluar nga hebrenjtë në Jeruzalem.
Yosef Wietz, sipas historianit Pappe, ishte thellë i përfshirë në spastrimin etnik kundrejt palestinezëve. Ai kishte regjistruar çdo detaj për çdo lokacion dhe fshat të njohura edhe si “dokumentat e fshatrave”. Ai kishte lobuar tek liderët tjerë zionistë për të formalizuar planin e tij në transferimin e popullatës palestineze në zonat ku tashmë izraelitët ishin vendosur.
Ezra Danin ishte një person i lindur në Siri dhe i rritur në një familje biznesmenësh, i cili përshkruhet si një lojtar kryesor në spastrimin etnik ndaj palestinezëve.
I rrjedhshëm në gjuhën arabe, ai i ishte bashkuar grupeve inteligjente arabe për të marrë informacione të rëndësishme që në atë kohë i hynin në punë Haganahut.
Ai ishte gjithashtu përgjegjës për dokumentet e fshatit, në të cilën përfshihen informacione të tilla si shuma mesatare e tokave për familje, lidhjet politike të klaneve, detajet rreth kultivimit të tokave etj.
Yehoshua Palmon ishte i infiltruari kryesor i implementimin të procedurave që ndjeknin okupimin e fshatrave dhe qyteteve palestineze. Ai më vonë do të bëhej këshilltari i lartë për marrëdhëniet me arabët të Ben Gurionit gjatë vitit 1949 deri në vitin 1945.
Eliyahu Sasson ishte një hebre sirian, kishte drejtuar departamentin arab të Agjencisë Hebreje ndërmjet viteve 1933 dhe 1948. Ai ishte gjithashtu anëtar i Komitetit Transferues, e cila zbatonte urdhërat për largimin e palestinezëve nga qytetet dhe fshatrat e tyre.
Gad Machnes ishte një prej të përfshirëve kryesorë në ndërtimin e qeverisë së Izraelit dhe pjesëtar i politikave transferuese.
Yohanan Ratner ishte një arkitekt dhe një anëtar i komandës së lartë të Haganahut. Po ashtu i kishte shërbyer Ben Gurionit si këshilltar ushtarak./Periskopi/




















