KMDLNJ i kërkon Thaçit që mos ta dekretojë gjykatësin Radomir Llaban pa u verifikuar e kaluara e tij

KMDLNJ i kërkon Thaçit që mos ta dekretojë gjykatësin Radomir Llaban pa u verifikuar e kaluara e tij

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut me anë të një letre i kërkon presidentit të Kosovës Hashim Thaçi që mos ta dekretojë Radomir Llaban si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese pa u verifikuar e kaluara e tij. Llaban të premten u zgjodh gjyqtar i Kushtetueses nga deputetët e Kuvendit të Kosovës ndërsa […]

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut me anë të një letre i kërkon presidentit të Kosovës Hashim Thaçi që mos ta dekretojë Radomir Llaban si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese pa u verifikuar e kaluara e tij.

Llaban të premten u zgjodh gjyqtar i Kushtetueses nga deputetët e Kuvendit të Kosovës ndërsa menjëherë u ngritën dyshimet për të kaluarën e tij kriminale.

Për rastin në fjalë KMDLNj mendon se është lëshim i atyre që është dashur  ta bëjnë verifikimin e së kaluarës të çdo kandidati që ka konkurruar për pozitën e gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese aq më parë që nuk mund t’iu besohet kandidatëve  për të kaluarën e tyre.

“President Thaçi , KMDLNj kërkon nga ju, si autoritet që vendosë për dekretimin e gjykatësve  të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës , të mos e nënshkruani dekretimin e z.Llaban deri sa përfundimisht të mos sqarohet e kaluara e tij , pas një verifikimi i cili doli të jetë i mangët për rastin konkret . Sqarimi i së kaluarës së z.Llaban është lehtësisht i verifikueshëm nëse ka vullnet dhe nëse ky proces nuk i nënshtrohet ndikimeve politike”, thuhet në letrën e KMDLNJ-së.

Sipas KMDLNJ-së përzgjedhja e kandidatëve  për Gjykatë Kushtetuese duhet të depolitizohet sikur që duhet të kërkohet një mundësi tjetër e mënyrës së intervistimit ( me ndryshime të Kushtetutës) për faktin se komisioni intervistues ka kapacitet më të ulët profesional se thuaja nga çdo kandidat për gjykatës të Gjykatës Kushtetuese prandaj politika  dhe partitë politike po gjejnë hapësirë të mjaftueshme për manipulim të tërë këtij procesi.

“Nuk ka dyshim se deputetët e komunitetit serb e kanë ditur për të kaluarën e dyshuar kriminale të z.Llaban mirëpo shtrohet pyetja nëse këtë e kanë ditur edhe shqiptarët dhe përsëri e kanë votuar ?! Rasti Llaban, nëse del të jetë i vërtetë tregon qartazi për mungesën e koordinimit midis segmenteve të caktuara të sistemit të sigurisë e që janë përgjegjëse për verifikimin  e së kaluarës për pozita ku kërkohet sqarimi për të kaluarën. Nëse rasti Llaban është përtej dyshimeve të shprehura në media dhe dëshmohet e kaluara e tij  e cila është në shpërputhje me postin e synuar dhe për fat të keq të votuar nga deputet të papërgjegjshëm , z.Llaban jo që nuk duhet të dekretohet si gjykatës i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës por ndaj tij duhet të fillojnë hetimet për paraqitje të pavërtetë të fakteve , mëshehje  të së vërtetës dhe falsifikim të dokumenteve”, thuhet nga KMDLNJ

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?