Këto dy opsione për emrin e Maqedonisë mbeten ende në lojë

“Maqedonia e Epërme” dhe “Maqedonia e Re” janë opsionet që sërish mund të jenë temë negociatash në tryezën e bisedimeve për çështjen e emrit. Sipas mediave greke, prej kur Athina dje në mënyrë indirekte ka refuzuar propozimin“Republika Ilindenska Makedonija” dhe ka thënë se duhet të gjendet zgjidhje e pranueshmeme përcaktim gjeografik dhe kohor, tanimë hyjnë […]
Sipas mediave greke, prej kur Athina dje në mënyrë indirekte ka refuzuar propozimin“Republika Ilindenska Makedonija” dhe ka thënë se duhet të gjendet zgjidhje e pranueshmeme përcaktim gjeografik dhe kohor, tanimë hyjnë në lojë këto dy propozime, që janë pjesë edhe të pakos së ndërmjetësit të OKB-së, Mathew Nimetz.
Sipas informacioneve, Greqia është për propozimet Maqedonia e Epërme ose Maqedonia e Re, pa përkthim dhe për përdorim të gjerë. Portali informativ “Te Nea” ka shkruar se “Maqedonia e Re” ka shanse më të mëdha. /ina/












