Kështu po i kalon Saimir Tahiri orët e arrestit shtëpiak (Video)

E diela e gjeti ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. 6 muaj nga nisja e hetimeve për të, gjyakata vendosi që ai të mos dalë nga banesa. Ballkoni i saj është i vetmi mjedis ku Saimir Tahiri mund të ketë kontakt me dritën e diellit. Pothuajse të gjithë paraditen […]

Ballkoni i saj është i vetmi mjedis ku Saimir Tahiri mund të ketë kontakt me dritën e diellit. Pothuajse të gjithë paraditen e së dielës, ish-ministri i Brendshëm qëndroi atje, pasi banesa e tij gjendet pranë Kopshtit Botanik në kryeqytet.

Kafe, cigare, biseda në celular dhe rileximi i vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda ishin veprimet e ish-ministrit, të cilit tashmë i është kufizuar liria.

Vendimi i gjykatës pritet të apelohet në fillim të javës nga avokatët e Sajmir Tahirit, të cilët do të kërkojnë një masë më të lehtë sigurie, por edhe nga prokuroria, e cila kërkon masën e sigurisë “arrest me burg”. Vendimi i zbardhur i gjykatës nuk është bërë publik për mediat, ndërsa burime nga organi i akuzës pretendojnë se prokuroria ka paraqitur fakte dhe prova të reja, bazuar në disa letër-porosi.

Nga ana tjetër, përfaqësues pranë ish-ministrit Tahiri thonë për Top Channel se, përveç deklarimeve të shoferit tw ish-ministrit dhe deklarimeve të ish-zv/ministres Elona Gjebrea, në kërkesën e prokurorisë nuk kishte asgjë të re.

Masa “arrest në shtëpi” për ish-ministrin e Brendshëm u caktua si person i dyshuar për trafik narkotikësh në bashkëpunim me grupin e njohur Habilaj dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?